• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën

15/07/2025
Dënohet bosi i Camorrës që e kërcënoi me vdekje, Roberto Saviano s’mban dot lotët: Më vodhën jetën

Emocione të forta në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, e cila konfirmoi dënimin për bosin e mafias napoletane, Francesco Bidognetti, i njohur ndryshe edhe si “Cicciotto ‘e mezzanotte”, sepse në vitet 1980 sipas dissave ai ishte i aftë të sillte errësirë edhe në mes të ditës.
Ai që shpërtheu në lot ishte shkrimtari dhe gazetari investigativ Roberto Saviano, i cili ishte kërcënuar me vdekje nga Bidognetti dhe rreth 20 vite të jetës së tij i ka kaluar nën mbrojte 24-orëshe.
Sipas medias italiane “Corriere Della Sera” duke u përqafuar fort me avokatin e tij, Saviano përsëriste: “Më kanë vjedhur jetën, më kanë bërë copë-copë”.
Ai pranoi se nuk kishte qarë kështu, që nga funerali i mikeshës së tij, shkrimtares Michela Murgia, më 13 gusht dy vjet më parë. “Është e vërtetë, është e vërtetë“, përsëriste ai.
Rreth tij, mbështetës të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë duartrokisnin me lehtësim e solidaritet.

Kjo është një betejë që zgjat prej gati dy dekadash. Që nga botimi i librit Gomorra në vitin 2006, një sukses botëror me mbi 10 milionë kopje të shitura, Saviano jeton nën mbrojtje të përhershme, për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta nga mafia.
Por për të, procesi i djeshëm ishte kulmi i një plage që s’është mbyllur kurrë. “Ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës sime,” deklaroi ai. “Sepse për herë të parë, një gjykatë pranoi që kërcënimi i mafias ndaj gazetarit ishte real dhe i drejtpërdrejtë.”
Në vitin 2008, gjatë procesit të njohur “Spartacus”, avokati i Bidognettit lexoi në sallën e gjyqit një tekst të cilësuar më pas si një “proklamatë mafioze“, e cila, në fakt, ishte një urdhër për vrasjen e Savianos dhe gazetares së Il Mattino, Rosaria Capacchione.
“Ma kanë shkatërruar jetën dhe unë nuk kam ditur si ta përballoj këtë gjë. Tani trupi im do të duhet të ruhet vazhdimisht, ka pasur nga ata që për vite me radhë thoshin se nuk më nevojitej mbrojtja, se ishte vetëm një privilegj. Por unë çdo ditë ëndërroj të kem pak liri, një xhiro me motor, një shëtitje…”. Në sallë, një vajzë nga Roma i bërtiti: “Ta blej unë motorin, Roberto!”
Pavarësisht traumave dhe jetës së kufizuar nga masa ekstreme sigurie, ai nuk është ndalur kurrë së shkruari dhe denoncuari krimin e organizuar.
Përmes këtij vendimi, drejtësia i ka dhënë një formë të vogël kompensimi një njeriu që ka paguar një çmim të lartë për të vërtetën. Por ndërkohë, Saviano ngriti edhe një pikëpyetje të madhe për mungesën e institucioneve në një moment kaq simbolik. “A patë ndonjë përfaqësues politik sot në sallë? Ishte vallë aty politika? Unë nuk i pashë,” përfundoi ai.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al