• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tetova skicon formacionin e Egnatias, në Islandë ndryshimet janë të detyruara

15/07/2025
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Në prag të sfidës së kthimit ndaj Breidablik, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, është i detyruar të bëjë disa rregullime në formacionin titullar për shkak të mungesave të rëndësishme. Ekipi kampion i Shqipërisë do të duhet të menaxhojë pa dy nga lojtarët e formacionit bazë: mbrojtësin e majtë Edison Ndreca, i cili mungon për shkak dëmtimi, dhe mesfushorin Regi Lushkja, që është i pezulluar për shkak kartonësh.

Në vend të Ndrecës në të majtë të mbrojtjes pritet të aktivizohet për herë të parë si titullar në Europë Zamig Alijev, edhe pse opsion mbetet mbrojtja me tre, duke aktivizuar edhe Poçin në vend të Ndrecës. Sakaq, roli i Lushkjes në mesfushë pritet të mbulohet nga braziliani Leo Melo, edhe pse nuk mungojnë as alternativat e Grudës që të luajë pas sulmuesit të parë. Këto dy zëvendësime janë të detyruara dhe Tetova është duke i skicuar për t’iu përshtatur skemës së zakonshme 4-2- 3-1, me theks te balanca dhe mbështetja e linjave në ndihmë të mbrojtjes.

Në portë konfirmohet Dajsinani, ndërsa në mbrojtje krahas Alijevit në të majtë, do të jenë edhe Xhemajli dhe Sota në qendër, me Fangajn në të djathtë. Mesfusha me dyshen Aleksi–Fernando ofron mbulim dhe shpërndarje topash, ndërsa para tyre do të luajnë Melo, Ujka dhe Selmani, me Guindon në majë të sulmit si pikë referimi. Ky është një formacion që ofron alternativa në ndërtim dhe stabilitet në prapavijë, me Tetovën që kërkon të ruajë rezultatin e ndeshjes së parë dhe të dalë me kualifikim nga një sfidë që mund të bëjë histori për Egnatian. Mungesat janë të rëndësishme, por grupi duket i gatshëm të përballojë sfidën edhe me ndryshime në përbërje.

Screenshot 2025-07-15 125431

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Të rikthejmë Brazilin në majën e botës”, Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim
Sport

“Të rikthejmë Brazilin në majën e botës”, Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim

13/06/2026
Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t
Sport

Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t

13/06/2026
“Alarm” te Franca, Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit
Sport

“Alarm” te Franca, Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

13/06/2026
Spektakël i SHBA, likuidon me “poker” golash Paraguain, shkëlqen Baloguan

Barazim me gola, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët (VIDEO)

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj! Mbante kapele dhe mjekër për të mos u identifikuar

14/06/2026
U paraqit me dëmtime në spital, i riu pretendon se u dhunua nga policia greke

U paraqit me dëmtime në spital, i riu pretendon se u dhunua nga policia greke

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al