• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mark Markez, rekordmeni që sfidon limitet në pistë

15/07/2025
Mark Markez, rekordmeni që sfidon limitet në pistë

Garë pas gare, event pas eventi, Mark Markez ose thyen rekorde ose u afrohet momenteve që dukeshin të paarritshme… për shkak të dëmtimit të krahut të djathtë, një problem që i kushtoi disa sezone në Moto GP dhe për pak edhe karrierën.

Të dielën në Saksenring, në mbretërinë e tij, ai e shkatërroi kronometrin, duke arritur vendin e parë, xhiron më të shpejtë dhe kryesimin në çdo xhiro, pa harruar edhe të shtunën me “pole position” dhe triumf në Sprint.

AGOSTINI DHE ROSI, SFIDA – Për Markezin, në Gjermani ishte fitorja e tij e nëntë në klasin premier, e 12- ta në total, pasi ka fituar një në 125 c dhe dy të tjera në Moto 2. Vetëm Xhakomo Agostini ka më shumë në një pistë në klasin e parë, me dhjetë sukseset e tij në Imatra të Finlandës. Pra, Mark tashmë ka një sfidë për vitin 2026. “A po negocion Saksenringu një rinovim? Nëse më duhet të investoj para, do ta bëj”, deklaroi me shaka spanjolli.

Por tashmë Markez e ka tejkaluar Agostinelin në një aspekt tjetër: pasi e barazoi atë me 68 fitore në klasin e parë në Asen, e la pas në Gjermani, duke shënjestruar triumfin e 69-të, ndërsa ndodhet 20 suksese pas Valentino Rosit. “Doktorin” mund ta arrijë këtë vit, por ai mund të barazojë 7 titujt në Moto GP të italianit dhe 9 në total. Ky “limit” është më afër: “Është e rëndësishme të vazhdoj të shijoj motorin, dhe këtë vit po e shijoj vërtet. Marrja e fitores në Çmimin e Madh të 200-të të Moto GP do të thotë se jam ende në formë shumë të mirë”, tha Markez pas triumfit të së dielës në Gjermani.

PISTA PERFEKTE – Për garën gjermane, ka pak për të thënë, sepse ai nuk u dha asnjë shans rivalëve. “Kaluam një fundjavë perfekte, pa e ekzagjeruar”, përmblodhi piloti i Dukatit, duke theksuar se ka mësuar nga Ostin dhe Herezi, ku ishte favorit dhe u rrëzua. Në fakt, edhe shiu i mëngjesit e ndihmoi, kishte më pak kontroll, dhe ai është gjithashtu më i miri në këtë. “Kur arrin në një pistë që të pëlqen, ajo përshtatet me stilin tënd të drejtimit dhe të përshtatet në mënyrë të përkryer, edhe duke pasur parasysh kushtet, sepse ishte e rrëshqitshme, e shtyn veten deri në limitin tënd, ndihesha rehat”, pranoi 32-vjeçari.

DRAMA E KTHESËS 1 – Pati shumë drama në Kthesën 1 në Saksenring, me një festival rrëzimesh, por jo për Markezin. Di Xhanantonio u rrëzua ndërsa ishte i dyti. “Frenova pesë metra më vonë dhe me dy kënde të tjera të pjerrëta”, zbuloi Fabio. Më pas ishte radha e Bexekit, i cili trashëgoi pozicionin e bashkëkombësit të tij, por e dorëzoi shpejt, duke përfunduar edhe a KO: “Ishte një gabim i vogël, gjëra që ndodhin. Pas Di Xhanantonios u përpoqa të frenoja më pak atje, por duhet të frenosh”, shpjegoi Bexeki. Megjithatë, Markezi “i vjetër” nuk gaboi: “Ajo kthesë ishte kritike sepse nuk kishte gomë për shkak të shiut. Që nga fillimi, pashë se nuk kishte kontroll atje. Kjo më dha përqendrim shtesë” rrëfeu lideri i kampionatit.

MË I SAKTË SE KURRË – Në Saksenring ishin 30 xhiro shou me precizion. “Është vetëm në këtë cirkuit, në të tjera, si Asen, përpiqem të jem i saktë, por nuk është më e mira e drejtimit tim. Këtu isha i saktë sepse nuk isha në limit, këtu gjithçka ishte fluide”, u shpreh Mark Markez, i cili e thelloi në 83 pikë epërsinë në renditje nga vëllai i tij, Alex. Një Markez rekordesh, që mbërriti në finish me më shumë se 6 sekonda avantazh. Në vitin 2014, ai fitoi 10 gara radhazi, në vitin 2019 theu rekordin e pikëve, ndërsa tani është në një nivel tjetër, pa limite.


Related Posts

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun
Sport

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)
Sport

Përmbysje e madhe ndaj Egnatias, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë (VIDEO)

28/12/2025
Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo
Sport

Finalja e Superkupës, zbulohet numri i biletave të shitura tek Egnatia-Dinamo

28/12/2025
Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

Elton Tozaj plas bombën: Miri dhe kjo banore, natë intime bashkë

28/12/2025
VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

VIDEO/ Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo “ngre në qiell” trofeun

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al