• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jo vetëm Keko, Partizani humbet një tjetër sulmues për ndeshjen e kthimit

15/07/2025
Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Partizani ka vijuar përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Kaljus, ndërsa lajmet e këtyre ditëve nga “Shtëpia e Futbollit” nuk janë fort pozitive për repartin ofensiv. Pas konfirmimit të dëmtimit të Albers Kekos, që do ta mbajë larg fushave për disa muaj, të kuqtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me një mungesë tjetër në repartin e avancuar. Orest Rifa nuk pritet të rrezikohet për sfidën e së enjtes në “Air Albania”.

SITUATA- Sulmuesi i talentuar i Partizanit frikësoi stafin për një dëmtim serioz në ditët e fundit, por për fat nuk bëhej fjalë për një problem të rëndë. Gjithsesi, edhe pse dje është stërvitur me grupin, trajneri Gega nuk pritet ta rrezikojë në sfidën e kthimit ndaj Kaljus. Sezoni sapo ka nisur dhe rreziqet janë të larta. Kësisoj, mungesa e Rifes bashkë me atë të konfirmuar të Kekos krijon një problem serioz në repartin ofensiv. Partizani ka vështirësi me alternativat në sulm, pasi edhe stoli bie në sy sidomos në një duel që pritet të jetë i ashpër dhe ku loja mund të zgjidhet nga detajet.

Ndërkohë, në seancën e djeshme të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht. Në fushë kanë qenë edhe Andi Janjeva dhe Redon Ismaili, dy lojtarë që po vijojnë të punojnë me pjesën tjetër të ekipit, por nuk janë në listën e federuar të UEFA-s. Dhe kështu nuk do të jenë në dispozicion të enjten. Që të dy kanë pasur probleme fizike dhe stafi po tregohet i kujdesshëm me rikuperimin e tyre.

ZGJIDHJA- Në këtë situatë, të kuqtë pritet të mbështeten te titullarët aktualë ku llogaritet edhe Isgandarli. Nuk përjashtohet mundësia që të aktivizohet sërish Himallari, tashmë me eksperiencën e transfertës mbi supe. Trajneri Skënder Gega do të ketë detyrë për të ndërtuar repartin e sulmit. Dhe sigurisht që lind nevoja për të ruajtur freskinë e skuadrës gjatë gjithë ndeshjes që mund të kalojë 90 minuta. Pasi mesfusha shfaqej e dobësuar nga sezoni i kaluar, mbetet për t’u parë ndikimi i dëmtimeve te sulmi.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Sport

Paraqitje pozitive dhe gol, Muriqi në formacionin e javës në La Liga

16/12/2025
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1
Sport

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë
Sport

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjoba për të gjithë

16/12/2025
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)
Sport

Partizani i Kërnajës është cinik, vetëm te një ndeshje bindi plotësisht për fitoren

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al