• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ja pse SHBA nuk u shpreh për 11 Majin / Udhëzimi për zgjedhjet në vendet e huaja. Lobimi 6 mln dollarësh i PD humb kuptimin…

18/07/2025
Ja pse SHBA nuk u shpreh për 11 Majin / Udhëzimi për zgjedhjet në vendet e huaja. Lobimi 6 mln dollarësh i PD humb kuptimin…

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë reagimet mbi besueshmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve në vendet e tjera, një ndryshim rrënjësor nga ‘tradita’ shumëvjeçare e promovimit të zgjedhjeve demokratike nëpër botë.
Një udhëzim i ri, i nënshkruar të enjten nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, urdhëron që deklaratat për zgjedhjet e huaja të përqendrohen vetëm në përgëzimin e kandidatit fitues dhe “të shmangin shprehjen e mendimeve mbi ndershmërinë apo integritetin e procesit zgjedhor, legjitimitetin e tij apo vlerat demokratike të vendit përkatës.”
Me këtë kthesë të papritur, lobimi 6 milionë euro i Partisë Demokratike për të siguruar një qëndrim të SHBA-së mbi zgjedhjet në Shqipëri, humb kuptimin. Me këtë vendim të ri, edhe investimet politike në lobim për njohje të zgjedhjeve si të “pavlefshme” apo për të kërkuar ndërhyrje diplomatike në emër të “mbrojtjes së demokracisë”, nuk kanë më asnjë vlerë për Uashingtonin zyrtar.
Në thelb, SHBA nuk do të shërbejë më si ‘gjykatës’ për proceset zgjedhore jashtë vendit, përfshirë Shqipërinë, ku gjithmonë para dhe gjatë zgjedhjeve, lëshohen deklarata nga Ambasada Amerikane në Tiranë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Departamenti i Shtetit do të bëjë deklarata publike për zgjedhjet vetëm kur “ka një interes të qartë dhe të fuqishëm të politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë”, thuhet në memorandum, i cili thekson rëndësinë që administrata i jep “sovranitetit kombëtar.” Një kopje e dokumentit është parë nga “The Ëall Street Journal”.
Ky veprim shënon një hap të mëtejshëm në riformësimin e instrumenteve të politikës së jashtme amerikane nën Presidentin Trump, që ka përfshirë edhe shpërbërjen e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ndërprerjen e financimeve për “Zërin e Amerikës”, dhe shkurtimet e thella në Departamentin e Shtetit.
Qëllimi, të paktën pjesërisht, është t’i dërgohet sinjal botës se SHBA nuk është më e interesuar për të ushtruar presion mbi qeveritë e huaja që të ndërmarrin reforma të brendshme si zgjedhjet konkurruese, një shtyllë e politikës së jashtme amerikane që nga Lufta e Ftohtë, e mbështetur nga të dyja partitë.
Në një deklaratë për urdhrin e Rubio-s, Departamenti i Shtetit theksoi: “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë besnike ndaj vlerave të saj demokratike dhe do t’i përshëndesin ato vlera kur vendet e tjera zgjedhin të ndjekin të njëjtën rrugë.”
SHBA historikisht ka përdorur deklaratat për zgjedhjet e vendeve të huaja për të promovuar votimin e lirë dhe të ndershëm, duke u përpjekur të nxisë vendet të demokratizohen dhe të izolojë regjimet autoritare që manipulojnë zgjedhjet. Në disa raste, SHBA ka shmangur kritikën publike ndaj aleatëve që zhvillojnë zgjedhje të pandershme.
Në zgjedhjet e vitit 2024 në Venezuelë, SHBA njohu kandidatin opozitar Edmundo González Urrutia si presidentin e zgjedhur legjitim, megjithëse Nicolás Maduro pretendoi fitoren. Edhe pse Maduro nuk dorëzoi pushtetin, njohja nga SHBA ndihmoi opozitën të fitonte legjitimitet ndërkombëtar dhe hodhi dritë mbi shtypjen e zgjedhjeve të lira nga regjimi i tij.
Ambasadat amerikane shpesh vëzhgojnë me kujdes zgjedhjet në vende të tjera, në bashkëpunim me organizata jofitimprurëse të monitorimit të zgjedhjeve, dhe raportojnë për gjetjet në Uashington.Deklaratat publike të Departamentit të Shtetit, apo paralajmërimet se SHBA po i ndjek nga afër zgjedhjet, kanë pasur ndikim të madh, sidomos në vende autoritare ku partitë opozitare përjashtohen ose përballen me shtypje. Pikëpamjet e Uashingtonit janë me rëndësi për opozitat dhe grupet e të drejtave të njeriut, që i shohin ato si mjet presioni ndaj qeverive.
“SHBA ka një aftësi unike për të shtyrë vendet e tjera në drejtimin e duhur, shpesh duke fuqizuar qytetarët e guximshëm që luftojnë për ndryshim,” tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit nën administratën Biden. Vetëm tre ditë para largimit nga detyra, administrata Biden dënoi manipulimin e zgjedhjeve në Bjellorusi në janar, që i dhanë fitore sërish presidentit autoritar Alexander Lukashenko.Përfundimet e SHBA për zgjedhjet ndihmojnë në vendimmarrjen për sanksione ndaj atyre që minojnë proceset zgjedhore apo për programet e ndihmës dhe sigurisë.
“Në shumë raste, është populli ai që rrezikon jetën për të denoncuar zgjedhje të pandershme dhe të pabesueshme,” tha Nicole Ëiddersheim nga Human Rights Ëatch. “Ambasada e SHBA-së mund të jetë entiteti i vetëm që i jep zë këtyre padrejtësive.” Në maj, Trump në një fjalim në Arabinë Saudite premtoi se SHBA nuk do t’u tregojë më vendeve të tjera si të qeverisin veten, duke kritikuar ndërhyrjet e mëparshme të SHBA-së që, sipas tij, nuk sollën përmirësim.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

City “pa frena” në merkato, “Citizens” firmosin me talentin brazilian të Palmeiras

City “pa frena” në merkato, “Citizens” firmosin me talentin brazilian të Palmeiras

25/08/2026
FOTO/ Transportonte 1 ton e gjysmë kokainë, arrestohet futbollisti serb – Balkanweb.com – News24

FOTO/ Transportonte 1 ton e gjysmë kokainë, arrestohet futbollisti serb – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al