• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zelensky propozon bisedime me Rusinë javën e ardhshme: Duhet të bëjmë gjithçka për një armëpushim

20/07/2025
Zelensky propozon bisedime me Rusinë javën e ardhshme: Duhet të bëjmë gjithçka për një armëpushim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se i ka propozuar Rusisë të zhvillojë një raund të ri negociatash javën e ardhshme. Në fjalimin e tij të përditshëm në mbrëmje drejtuar ukrainasve, Zelensky tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, “propozoi një takim të ri me palën ruse javën e ardhshme”.
Zelensky theksoi se negociatat duhet të intensifikohen dhe “duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim”, duke u deklaruar i gatshëm të flasë përsëri drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
“Një takim në nivelin më të lartë është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen”, tha ai.
Takimi i fundit, i pafrytshëm, midis dy palëve u zhvillua në qershor. Në atë kohë, Rusia kërkoi përsëri që Ukraina të lëshonte katër rajonet në pjesën e saj lindore dhe të hiqte dorë nga çdo ndihmë ushtarake nga Perëndimi. Kievi i hodhi poshtë “ultimatumet”, siç i quajti ato, dhe vuri në dyshim gatishmërinë e Moskës për të negociuar një armëpushim.
Megjithatë, në fillim të korrikut, Kremlini deklaroi se ishte i gatshëm të vazhdonte negociatat me Ukrainën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë nëse paqja nuk arrihej brenda 50 ditëve dhe në të njëjtën kohë njoftoi se furnizimet me armë në Kiev po rifillonin, me financim nga vendet e NATO-s.
Rezultati i vetëm i dy takimeve të njëpasnjëshme që delegacionet ruse dhe ukrainase patën në Stamboll ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve dhe të rënëve.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk u thirr nga Maran për sfidat e Nëntorit, Indrit Tuci përgjigjet me golin e radhës – Balkanweb.com – News24

Nuk u thirr nga Maran për sfidat e Nëntorit, Indrit Tuci përgjigjet me golin e radhës – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

ATP Paris/ Alcaraz eleminon amerikanin Fritz 2-1, spanjolli kualifikohet pas një përballje spektakolare

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al