• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot Luftëtari përballet me Vllazninë, Ramadani optimist për fitoren në qytetin e tij

25/11/2017
Sot Luftëtari përballet me Vllazninë, Ramadani optimist për fitoren në qytetin e tij

Një shkodran te Luftëtari karikon skuadrën në prag të ndeshjes me Vllazninë. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin, mesfushorin që prej disa sezonesh luan në Gjirokastër, duke qenë një prej pikave më të rëndësishme në mesfushë.

“Unë jam rritur në ekipet zinxhir të Vllaznisë. Kur isha vetëm 9 vjeç nisa futbollin me trajner Ritvan Tulën, e më pas kalova te paratërinjtë e drejtuar nga Astrit Premçi, një profesor i nderuar për mua. Te të rinjtë kam pasur fatin të punoj me të madhin Sabah Bizi”, tregon Ramadani për “Panorama Sport”. Mesfushori ka qenë pjesë e Vllaznisë vetëm 6 muaj.

“Zgjodha kohën e gabuar të kthehesha në Shkodër, pasi kisha pësuar një dëmtim të rëndë. Duke luajtur pak mendova të largohesha nga Vllaznia”, kujton titullari i Luftëtarit, i cili tashmë është bërë si i shtëpisë në Gjirokastër dhe për shumë tifozë cilësohet si lojtar vendës. Ai tregon edhe arsyet pse Luftëtari nuk bëri një paraqitje të mirë në fazën e parë.

“Këtë sezon nuk e kemi filluar mirë që me përgatitjet, që i nisëm vonë. Humbëm lojtarë me peshë nga viti i kaluar, si Liçaj, Bojom dhe Rexhinaldo. Besoj se edhe largimi i tyre ka ndikuar në ecurinë tonë. Megjithatë, ne kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh që duan të ecin para dhe të përmirësohen dita-ditës. Rezultatet do të vijnë dhe për këtë jam i bindur”, ka thënë 27-vjeçari, i cili kaloi më pas direkt në temë duke komentuar ndeshjen e nesërme.

“Është një takim delikat, pasi jemi në pozita jo të mira, si ne dhe Vllaznia. I kemi të gjitha mundësitë për të marrë tri pikë. Edhe në sezonin e kaluar kemi bërë ndeshja të mira në Shkodër, pasi Vllaznia është një ekip që të lejon të luash futboll. Kush jep maksimumin, merr edhe frytet e lojës në atë stadium.

Ne e kemi treguar me lojë që meritojmë më shumë dhe mund të fitojmë në çdo fushë të Shqipërisë. Luftëtari është një ekip që, falë lojës së bukur që ka treguar, ka sot simpatizantë në gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Gjirokastër. Jam i bindur se nuk do ta diskutojmë mbijetesën edhe këtë sezon”, përfundoi mesfushori./panorama

Related Posts

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A
Sport

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura
Sport

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

27/05/2026
Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv
Sport

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv

27/05/2026
Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

27/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rosie O’Donnell pranon facelift-in: “Kushtoi më shumë se makina ime”

Rosie O’Donnell pranon facelift-in: “Kushtoi më shumë se makina ime”

27/05/2026
FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al