• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore

23/07/2025
Qeveria mbështet skiatoren Lara Colturi, akordon 10 milionë lekë për Federatën e Skive për Lojërat Olimpike Dimërore

Me një vendim të fundit, Qeveria shqiptare ka miratuar financimin e Federatës Shqiptare të Skive me një fond prej 10 milionë lekësh, si mbështetje për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Sipas vendimit, fondi do të përballohet nga buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, konkretisht nga programi buxhetor “Zhvillimi i sportit”.

Federata Shqiptare e Skive do të duhet të dorëzojë brenda muajit gusht 2025 një plan të detajuar veprimtarie, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e saj, që do të përcaktojë mënyrën e përdorimit të fondit.

Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” do të zhvillohen në Itali, nga 6 deri më 22 shkurt 2026 dhe Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi.

V E N D I M

PËR FINANCIMIN E FEDERATËS SHQIPTARE TË SKIVE  PËR MBËSHTETJE DHE PËRGATITJE PËR PJESËMARRJE NË LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE MILANO CORTINA 2026

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Financimin, në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për Federatën Shqiptare të Skive (FSHS) për mbështetje dhe përgatitje për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
  2. Fondi i përcaktuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e Federatës Shqiptare të Skive, në një bankë të nivelit të dytë, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2025 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, në programin buxhetor 08140 “Zhvillimi i sportit”.
  3. Federata Shqiptare e Skive, brenda muajit gusht 2025, të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit planin e detajuar dhe të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Skive të veprimtarisë, për të cilën do të përdoret ky fond.
  4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Skive për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

Related Posts

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”
Sport

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”
Sport

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”
Sport

Sulmuesi i Kombëtares vuan nga dëmtimi, klubi turk i kërkon largimin

14/06/2026
HISTORIKE/ Dramë në fund! Hamilton fiton garën e parë te Ferrari, tërhiqet piloti që kryeson në Formula 1
Sport

HISTORIKE/ Dramë në fund! Hamilton fiton garën e parë te Ferrari, tërhiqet piloti që kryeson në Formula 1

14/06/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

Pa kontratë te Vllaznia, kush është sulmuesi që i bashkohet ekipit të Martinit

14/06/2026
Çutra paralajmëron Holandën: Kujdes nga Japonia, janë ekip që mund të bëjnë dëm
Sport

Çutra paralajmëron Holandën: Kujdes nga Japonia, janë ekip që mund të bëjnë dëm

14/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

Botërori/ Flamuri kuqezi valëvitet në SHBA, nuk mungon “revolucioni i flamingove”

14/06/2026
Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

14/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al