• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas 41 vitesh burg, Abdallah lirohet nga Franca, burgimi më i gjatë për konfliktin izraelito-palestinez

25/07/2025
Pas 41 vitesh burg, Abdallah lirohet nga Franca, burgimi më i gjatë për konfliktin izraelito-palestinez

Franca do të lirojë të premten Georges Abdallah, mësuesin 74-vjeçar nga Libani, i burgosur për 41 vite si i përfshirë në vrasjen e dy diplomatëve, një amerikan dhe një izraelit, në vitet ’80. Ai do të dëbohet menjëherë drejt Bejrutit, duke i dhënë fund burgimit më të gjatë në Evropë për çështje të lidhura me konfliktin izraelito-palestinez.
Abdallah ishte pjesë e një grupi të vogël marksist-leninist të quajtur Fraksionet Revolucionare të Armatosura Libaneze, që në vitet 1980 ndërmori disa sulme ndaj objektivave amerikane dhe izraelite në Evropë. Në vitin 1982, grupi vrau diplomatin amerikan Charles Ray në Strasburg dhe atë izraelit Yakov Barsimantov në Paris. Një atentat me makinë bombë, gjithashtu i atribuar grupit, vrau dy ekspertë francezë të çminimit.
Pavarësisht se mund të lirohej me kusht që prej vitit 1999, Abdallah u mbajt pas hekurave për më shumë se katër dekada, për shkak, sipas mbështetësve, të presionit të vazhdueshëm nga SHBA dhe Izraeli ndaj autoriteteve franceze. Në vitin 2013, një letër e Hillary Clinton, atëherë Sekretare e Shtetit, i kërkonte Francës të “kontestonte ligjërisht” vendimin për lirimin e tij. Vendimi u bllokua.
Në qelinë e burgut në Lannemazan, Abdallah mbante imazhe të Che Guevarës dhe letra mbështetëse nga aktivistë ndërkombëtarë. Ai deklaroi se kauza palestineze e ka mbajtur të qëndrueshëm psikologjikisht.
Gjykata franceze vendosi këtë vit se dënimi i tij kishte qenë në “përmasa të mëdha” dhe se nuk përbën më rrezik. Aktivistë të majtë, shkrimtarë si fituesja e Nobelit Annie Ernaux dhe madje edhe ish-shefi i inteligjencës franceze, e kanë quajtur mbajtjen e tij të zgjatur një padrejtësi politike dhe nënshtrim ndaj presionit të huaj.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al