• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

FORMULA 1/ Piastri bën gjithçka mire pas kaosit në start, triumfi në pistën legjendare të SPA e shkëput në kreun e renditjes. Reagon edhe Ferrari

28/07/2025
FORMULA 1/ Piastri bën gjithçka mire pas kaosit në start, triumfi në pistën legjendare të SPA e shkëput në kreun e renditjes. Reagon edhe Ferrari

Oskar Piastri ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer duke triumfuar në Çmimin e Madh të Belgjikës të Formula 1 në pistën e SPA, duke lënë pas shokun e skuadrës Lando Norris e thelluar diferencën ndaj tij në kryesimin e Botërorit në 16 pikë.

Në pistën e famshme belge, ashtu siç pritej, starti ishte kaotik për shkak të reshjeve të shiut, që shtynë fillimin e garës për më shumë se një orë dhe në fund, të gjitha skuadrat u vendosën pas makinës së sigurisë që drejtoi në xhirot e para. Por me fillimin e garës, Piastri i mori me shpejtësi vendin e parë Norris që kishte siguruar pole-position, duke u vënë në kryesim dhe duke marrë komandën në strategjitë brenda ekipit MekLaren.

Kështu, kur pista nisi të thahej, ai ishte i pari që hyri në bokse, duke marrë gomat e ndërmjetme e duke lënë Norris me zgjedhjen e vështirë të gomave të forta. Piastri ia doli të menaxhonte mirë gomat e tij duke lënë pas shokun e skuadrës deri në fund për të marrë një fitore të rëndësishme për titullin kampion.

Pas krahëve të tyre, vendi i tretë i shkoi Sharl Lëklerk me Ferrarin, i cili po jep shenja të ringjalljes, edhe pse skuadra italiane vazhdon të jetë shumë larg pretendimeve që ka për titujt kampionë. Maks Vershtapen u desh të kënaqej me vendin e katërt, ndërsa pas tij vazhduan me radhë Rasëll, Albon, Hemilton, Louson, Bortoleto dhe Gasli të cilët përfunduan në zonën e pikëve.

 

Për t’u theksuar është sidomos pozicioni i Hemilton, i cili ishte i pari që bëri ndërrimin e gomave në mes të garës dhe përfitoi më pas ndërsa të tjerët e kopjonin, për t’u ngjitur disa shkallë në klasifikim pas startit që bëri nga vija e bokseve.

Related Posts

Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Topi i Artë” bën me “krah” Harry Kane, tani “bomberi” anglez synon një kontratë 3-vjeçare

28/10/2026
Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë – Balkanweb.com – News24
Sport

“Topi i Artë” bën me “krah” Harry Kane, tani “bomberi” anglez synon një kontratë 3-vjeçare – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
Roma fiton ndaj Cagliarit, 6 gola në kryeqytet
Sport

Roma fiton ndaj Cagliarit, 6 gola në kryeqytet

27/10/2026
Ishte e vështirë, por tentuan 13 herë kuadratin – Balkanweb.com – News24
Sport

Në pritje të vendimit final, Ronaldo rikthehet në kombëtare?

27/10/2026
Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait, por Inter Miami eliminohet (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Messi nuk shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, ja pse

27/10/2026
Kane thyen barrierat, i vetmi pas Messit që arrin këtë shifër dhe fiton “Topin e Artë”
Sport

Kane thyen barrierat, i vetmi pas Messit që arrin këtë shifër dhe fiton “Topin e Artë”

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky ishte sezoni më i mirë në karrierë – Balkanweb.com – News24

“Topi i Artë” bën me “krah” Harry Kane, tani “bomberi” anglez synon një kontratë 3-vjeçare

28/10/2026
Mund të përfundojë në kasafortën e një koleksionisti – Balkanweb.com – News24

Mund të përfundojë në kasafortën e një koleksionisti – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al