• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

28/07/2025
58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Një grup prej 58 ish-ambasadorësh të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqjes së BE-së, duke bërë thirrje për masa urgjente ndaj Izraelit dhe njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës.
Letra përbën një akt të fortë akuze ndaj politikave të ndjekura nga qeveria izraelite dhe një kritikë të ashpër ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian.
Në tekstin e letrës dënohet masakra e Hamasit më 7 tetor 2023, por theksohet se ajo “nuk mund të justifikojë pamjen e përditshme të një Izraeli që kryen krime të rënda ndaj popullit palestinez, sidomos në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor të pushtuar”.
Sipas tyre, fushata izraelite përbën një proces të qëllimshëm brutalizimi, çnjerëzimi dhe zhvendosjeje të detyruar të popullsisë, të cilën e cilësojnë si “krim të rëndë lufte” dhe “spastrimi etnik”.
Ish-diplomatët shprehen të alarmuar për zhvendosjen masive të civilëve palestinezë në “zona përqendrimi”, të cilat i përshkruajnë si kampe militarizuara ku njerëzit mbahen në kushte të padurueshme për t’i detyruar të largohen “vullnetarisht”.
Letra dënon ashpër mosveprimin e BE-së, duke e cilësuar si bashkëfajësi përballë krimeve dhe një rrezik për reputacionin dhe influencën ndërkombëtare të unionit. Për këtë arsye, ata kërkojnë:
•Ndërprerjen e menjëhershme të eksporteve të armëve dhe pajisjeve me përdorim të dyfishtë drejt Izraelit;
•Ndalimin e çdo forme tregtie me vendbanimet ilegale izraelite në territoret e pushtuara palestineze;
•Pezullimin e marrëveshjeve tregtare preferenciale me Izraelin dhe përjashtimin e tij nga programet kërkimore e akademike të BE-së;
•Vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve izraelitë përgjegjës për krime lufte;
•Njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës në Konferencën e OKB-së që zhvillohet më 28-29 korrik në Nju Jork.
“Bota do të mbajë mend se si reagoi Bashkimi Evropian përballë kësaj tragjedie. Heshtja dhe neutraliteti përballë një gjenocidi janë bashkëfajësi. Mosveprimi inkurajon xhelatët dhe tradhton çdo parim që BE-ja pretendon të mbrojë”, shkruhet në përmbyllje të letrës.
Apeli i ish-ambasadorëve përbën një thirrje të qartë për ndërgjegjësim dhe veprim konkret nga ana e BE-së, në një moment vendimtar për të ardhmen e konfliktit izraelito-palestinez.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al