• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

29/07/2025
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

Elbasani e nis sezonin e dytë në Superiore me një fytyrë të re dhe një strategji të qartë: të ndërtojë një ekip konkurrues duke eksploruar tregun ndërkombëtar.

Në një merkato ku shumë klube mbështeten tek emra që kanë eksperiencë në futbollin shqiptar, verdheblutë kanë zgjedhur rrugën më pak të zakonshme, atë të afrimeve jashtë kufijve, me lojtarë që nuk kanë asnjë eksperiencë të mëparshme në kampionatin shqiptar. Për hir të së vërtetës, edhe pse në pamje të parë duket një rrugë jo shumë e zakonshme, në fakt është bërë modë në futbollin shqiptar, që nuk po i shpëton dot as Elbasani. Të paktën, këtë thonë edhe katër afrimet e bëra deri më tani.

TË AFRUARIT – Këtë verë, klubi është përforcuar me katër emra të huaj që e ndryshojnë ndjeshëm profilin e skuadrës. Në portë është afruar çeku Martin Janaçek, një gardian me eksperiencë në kampionatin e vendit të tij dhe që pritet të sjellë qetësi e siguri në prapavijë. Në mesfushë, Donart Ibraimi nga Maqedonia e Veriut është ndër shtesat më të rëndësishme. Ai njihet për stilin e tij dinamik dhe pasimet e zgjuara, teksa do të ketë rolin e dirigjentit në ndërtimin e aksioneve. Reparti ofensiv ka marrë dy injeksione të reja: Roei Ben Shimon nga Izraeli dhe Fatjon Bunjaku nga Kosova. I pari, një sulmues me tipare të qarta të lojës në thellësi dhe shpërthim në zonë, ka lënë përshtypje pozitive gjatë fazës përgatitore në Greqi dhe është gati të provojë veten në Superiore. Bunjaku nga ana tjetër, është një profil më teknik, që kombinon mirë me repartin e mesit dhe pritet të sjellë fantazi në 1 vs 1.

NJOHJA ME SUPERLIGËN – Ndërsa emrat janë interesantë dhe përfaqësojnë vende të ndryshme të futbollit europian, një fakt mbetet i pakapërcyer: asnjëri prej tyre nuk ka njohje direkte me Superligën shqiptare. Kjo është një sfidë në vetvete për Elbasanin dhe për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, i cili duhet t’i përshtasë sa më shpejt lojtarët me ritmin, intensitetin dhe specifikat e kampionatit shqiptar. Superliga është një arenë e vështirë, ku nuk mjafton vetëm cilësia teknike, por kërkohet edhe njohje me ambientin lokal, impakt fizik dhe përqasje taktike që shpesh janë shumë më të ndryshme nga ato në kampionatet e huaja. Mungesa e kësaj përvoje mund të jetë një pengesë në javët e para, por edhe një mundësi për të dalë në pah, nëse lojtarët arrijnë të përshtaten shpejt.

THIKË ME DY PRESA – Vendimi për të mos investuar në emra të njohur të Superiores është një bast i qartë. Elbasani ka zgjedhur të ndërtojë një identitet ndryshe, me lojtarë që vijnë nga jashtë dhe që do të duhet të ambientohen jo vetëm me skuadrën, por edhe me stilin e lojës shqiptare. Ky është një projekt që kërkon durim dhe që ndoshta nuk jep frytet e para menjëherë, por që, nëse funksionon, mund të shërbejë si model për të ardhmen. Nga ana tjetër, suksesi i kësaj filozofie varet shumë nga mënyra si Gvozdenoviç arrin t’i menaxhojë dhe t’i përfshijë këto prurje të reja në sistemin e tij të lojës. Deri tani, në fazën përgatitore, ka pasur sinjale pozitive, por testi real do të vijë me startin e sezonit.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Plas grushti mes fëmijëve dhe gruas së dytë, ndërhyn policia. Trajneri që bëri bujë në Botëror bëhet për spital
Sport

Plas grushti mes fëmijëve dhe gruas së dytë, ndërhyn policia. Trajneri që bëri bujë në Botëror bëhet për spital

19/08/2026
UEFA Conference League/ Një hap larg historisë, Dinamo City luan nesër ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Conference League/ Një hap larg historisë, Dinamo City luan nesër ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos

19/08/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi
Sport

LISTA/ 24 futbollistë të federuar dhe vetëm një 17-vjeçar, zbulohet organika e plotë e Vllaznisë para duelit me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
UEFA Conference League/ Një hap larg historisë, Dinamo City luan nesër ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Conference League/ Një hap larg historisë, Dinamo City luan nesër ndeshjen e parë të play-off-it ndaj Pafos – Balkanweb.com – News24

19/08/2026
E rëndë! Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg
Sport

E rëndë! Dhunonte bashkëshorten e tij, arbitri francez dënohet me 6 muaj burg

19/08/2026
Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi – Balkanweb.com – News24
Sport

Zyrtare/ Elbasani afron mbrojtësin, firmos Lleshi

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

Aksidenti tragjik/ Një martesë që zgjati vetëm tri ditë dhe një djalë vetëm 15 vjeç

20/08/2026
Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

Nis pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Tomorrit

20/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al