• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

BE marrëveshje brenda vitit 2025 për kampet e azilkërkuesve

31/07/2025
BE marrëveshje brenda vitit 2025 për kampet e azilkërkuesve

Danimarka ka shpalosur qëllimin e saj për të arritur një marrëveshje politike mbi çështjen e ngritjes së kampeve të azilkërkuesve jashtë territorit të BE-së para fundit të këtij viti.
Komisioni Evropian ka paraqitur një projekt-rregullore që u mundëson shteteve anëtare të arrijnë marrëveshje me shtetet jashtë BE-së për të transferuar azilkërkuesit e refuzuar në këmbim të stimujve financiarë.

Një tjetër prioritet kyç është rishikimi i konceptit të “vendit të tretë të sigurt”, i cili do të lehtësojë zhvendosjen e azilkërkuesve përtej kufijve të familjes aktuale evropiane në shtetet ballkanike dhe ato të Afrikës së Veriut.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mbështetur idenë e ndërtimit të qendrave të deportimit të azilkërkuesve në shtetet e botës së tretë.
Tani që presidencën gjashtëmujore të BE-së e ka Danimarka, duket se kjo ide do të gjejë zbatim praktik, pasi po mbështetet nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare. Kancelari Merz e ka vlerësuar politikën e migracionit të Danimarkës si “vërtet shembullore”.
Komisioni Evropian nuk ka dhënë ende detaje konkrete, por pritet që deri në fillim të vjeshtës të përcaktohen shtetet që do të marrin miliona euro në këmbim të strehimit të azilkërkuesve sipas modelit italo-shqiptar.
Protokolli italo-shqiptar, të cilin von der Leyen e cilësoi si një model pionier nga i cili blloku mund të nxjerrë mësime.
Zyrtarët danezë pranojnë se ende nuk kanë kryer një vlerësim për të detajuar projektin e “qendrave të kthimit”, por këmbëngulin se çdo marrëveshje me shtete jashtë BE-së duhet të hartohet si një partneritet.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al