• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohen “oazë të gjallë” me qenie që “hanë” kimikate 10 000 m nën ujë

31/07/2025
Zbulohen “oazë të gjallë” me qenie që “hanë” kimikate 10 000 m nën ujë

Në thellësitë e ujërave detare në gati 10 000 metra, një ekip i drejtuar nga studiuesit kinezë ka zbuluar qenie të gjalla që mbijetojnë pa rrezet e diellit, duke u mbështetur në reaksionet kimike për energji.Studimi inovativ u botua të mërkurën në revistën shkencore “Nature”.
Kërkimi, i udhëhequr nga Instituti i Shkencës dhe Inxhinierisë së Thellësive Detare (IDSSE) pranë Akademisë Kineze të Shkencave, zbuloi komunitetet më të thella të jetës kemosintetike në botë, që nxjerrin energji nga reaksionet kimike brenda lëngjeve gjeologjike.
Këto komunitete të lulëzuara, të përbëra kryesisht nga krimba tub dhe molusqe dykapakëshe, mbështeten duke konsumuar lëngje të pasura me sulfur hidrogjeni dhe metan.Duke përdorur batiskafin me pilot “Fendouzhe” (“Luftëtari”), ekipi i kërkimit arriti një thellësi rekord prej 9 533 kilometrash dhe eksploroi një shtrirje të gjerë prej 2 500 kilometrash të dyshemesë së hendekëve nëndetarë Kuril-Kamçatka dhe Aleutiane.
Analiza gjeokimike tregoi që metani në këto mjedise prodhohet nga mikroorganizma në thellësi brenda shtresave të sedimenteve, të cilat vazhdimisht shndërrojnë dioksidin e karbonit që rrjedh nga zbërthimi i lëndës organike. Kjo tregon për ekzistencën e një biosfere të gjerë, aktive e të panjohur më parë nën dyshemenë e oqeanit të thellë.
Zbulimi sfidon drejtpërdrejt besimin tradicional se ekosistemet e thella mbështeten kryesisht në grimca organike dhe mbetje shtazore që fundosen nga sipërfaqja e oqeanit, duke ofruar një perspektivë të re për të kuptuar mekanizmat komplekse të ciklit të karbonit në thellësitë detare.Për më tepër, studimi sugjeron që organizmat kemosintetikë mund të ndikojnë thellësisht si në strukturën e ekosistemeve të thella, ashtu edhe në ciklin global të karbonit.
Hulumtimi është një përbërës kyç i Programit Global të Eksplorimit të Hadalit (GHEP), një nismë ndërkombëtare dhjetëvjeçare e udhëhequr nga IDSSE, e cila synon të eksplorojë misteret e zonave më të thella oqeanike të Tokës, duke përdorur teknologji të përparuara të zhytjes në thellësi.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jam shumë i lumtur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Jam shumë i lumtur (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

24/08/2026
Muçi shkëlqen së bashku me Salah, fundjavë pozitive për legjionarët kuqezi

Muçi shkëlqen së bashku me Salah, fundjavë pozitive për legjionarët kuqezi

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al