• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

01/08/2025
Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë – nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit.
Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, qytet në jug të Serbisë që gjendet rreth 50 kilometra larg pikës kufitare me Kosovën, Merdare.
Disa media në Serbi raportuan më 28 korrik, duke u thirrur në burime anonime, se Gjorgjeviq ishte arrestuar pikërisht në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Po të njëjtën ditë atij iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, konfirmuan nga Prokuroria për REL-in. Ky institucion nuk dha detaje lidhur me akuzat konkrete ndaj Gjorgjeviqit.
“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një hetim të gjerë, por për një rast individual”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve gjyqësore serbe.
Ndërkohë, media serbe kanë raportuar se arrestimi është kryer në bashkëpunim me pjesëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe Policisë së Prokuples.
Po ashtu, është publikuar një video e arrestimit, ndërsa pretendohet se Gjorgjeviq akuzohet se ka vepruar kundër interesave të komunitetit serb në Kosovë dhe se ka dorëzuar informacione konfidenciale në këmbim të pagesës.
Sipas këtyre raportimeve, ai ka qenë në kontakt me një pjesëtar të AKI-së në Ferizaj, i cili ka shërbyer si lidhje me shërbimin shqiptar të inteligjencës. Gjorgjeviq dyshohet se ka mbledhur të dhëna për “përfaqësues me ndikim të komunitetit serb në Kosovë, për aktivitetet e politikanëve serbë dhe figurave të njohura serbe në atë zonë, si dhe për pjesëtarët e strukturave të sigurisë së Serbisë – BIA-s, Ministrisë së Brendshme dhe Ushtrisë së Serbisë”.
Autoritetet në Serbi dhe Kosovë nuk janë prononcuar zyrtarisht për këtë rast.
Pasi pranoi fajësinë, Vllajiç dënohet me pesë vjet burgim për spiunazh në Kosovë
Nga ana tjetër, më 18 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Bojan Jevtiçin, i cili ishte arrestuar një ditë më parë në kuadër të një aksioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë në Kosovë, nën dyshimin për spiunazh në dobi të strukturave të sigurisë serbe.
Jevtiç ka qenë toger në Policinë Kufitare të Kosovës në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, por pas arrestimit, Inspektorati Policor ka rekomanduar pezullimin e tij nga detyra.
Përveç Jevtiçit, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar edhe disa serbë dhe shqiptarë të dyshuar për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe.
Në fillim të qershorit, Aleksandar Vllajiç u dënua me pesë vjet burg, pasi pranoi fajësinë për akuzat se, si pjesëtar i BIA-s është marrë me spiunazh në Kosovë.
Po ashtu, nga mesi i qershorit, Kosova ka dëbuar së paku dhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që jetojnë në Kosovë, me arsyetimin se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare./REL

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al