• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

02/08/2025
Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të rritjes së ndjenjës së patriotizmit dhe nxitjes së të rinjve drejt roleve ku performojnë më mirë.
Mund të tingëllojë distopiane, por nuk është ashtu. Është vetëm Rusia e vitit 2025 – periudhë kur presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e ka shtyrë vendin e tij në një luftë shkatërruese kundër Ukrainës, dhe rrit konfrontimin me Perëndimin, po synon t’i rrisë dozat e patriotizmit dhe ta shtypë disidencën.
E lansuar nga Rospatriottsentr (Qendra ruse e Patriotëve), pjesë e agjencisë shtetërore për çështje të të rinjve, kjo iniciativë synon “edukimin e personave të zhvilluar në mënyrë harmonike”, sipas disa dokumenteve në faqen zyrtare të Qeverisë, të cilat i ka analizuar Systema, njësiti hulumtues i Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë.
Edukatorët e pavarur e kanë kritikuar programin, dhe njëra prej tyre i ka thënë REL-it se po shfrytëzohet “pseudoshkenca” për qëllime të “manipulimit” dhe që këto veprime e kanë hijen e komunizmit dhe fashizmit.
“Kjo është një tjetër përpjekje e autoriteteve që t’i kontrollojnë njerëzit dhe të ndikojnë në vendimet e tyre”, ka thënë edukatorja Dima Zicer.
Të rinjtë, 12-18 vjeç, që janë duke u testuar, janë prej rajoneve të ndryshme të Rusisë. Programi zhvillohet në gusht dhe 50 pjesëmarrësit me “profile pozitive” do të përzgjidhen për të marrë pjesë në një seminar pesëditor në shtator në Sevastopol, qytet në Krimenë ukrainase të pushtuar nga Rusia, sipas dokumenteve që i ka parë Systema.
Megjithatë, sipas uebfaqes së prokurimit, profilet e suksesshme nuk do të përkthehen si patriotë apo besnikë. Organizatorët do t’i identifikojnë “liderët dhe anti-liderët (pjesëmarrësit e prirur nga sjellet e çrregullta)”, është thënë në njoftim.
Sipas saj, pjesëmarrësit që “shpifin rreth ideve të patriotizmit” do të përjashtohen menjëherë nga organizimi.
Qëllimi i programit është “transformimi i qasjes ndaj edukimit, udhëzime për karrierë dhe edukimi patriotik i të rinjve”, ka thënë Rospatriottsentr në kanalin e vet në Telegram.
Ende nuk dihet se ku do të përfundojnë fëmijët pas përfundimit të projektit.
Megjithatë, zyrtarë në rajonin e Siberisë i kanë shpalosur këtë javë planet për një qendër të të rinjve në vlerë të 65 milionë dollarësh – e cila do të emërohet ‘Pallati i të Rinjve” – me qëllim të promovimit të edukimit patriotik dhe vlerave shtetërore te të rinjtë dhe adoleshentët rusë.
Vladimir Kozlov, kryetar i kompanisë Persona, e cila shet teste për “neuroprofilizim” dhe është partnere në projekt, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet që i ka dërguar Systema në Telegram.
Rospatriottsentr nuk është përgjigjur në kërkesën për koment. As organizatat e përfshira nuk kanë ofruar hollësi për metodat e testimit të pjesëmarrësve.
Përfundimet mbi patriotizmin
Përfundimet për pjesëmarrësit do të bazohen në disa “perceptime kognitive për simbolet”, ka thënë Persona në një prezantim.
“Ne jemi të bindur që patriotizmi fillon kur një person e kupton rolin e vet në të ardhmen e shtetit”, ka thënë Kozlov në disa deklarata të publikuara në kanalin e agjencisë Rospatriottsentr në Telegram.
“Teknologjia e kompanisë sonë për neuroprofilizim u ndihmon adoleshentëve ta gjejnë këtë rol – në mënyrë të drejtë, të vazhdueshme dhe me motivim”.
Një psikolog për fëmijë, me seli në Moskë, i cili ka folur për Systeman në kushte anonime, ka thënë se ekzistojnë “qindra metoda neuroprofilizimi që kanë rezultuar të jenë të qëndrueshme”, përfshirë pyetësorët.
“Këto testime tregojnë shumë për një person, a kanë cilësi të një lideri, sa janë të nënshtruar, a flasin me sinqeritet, apo e përsërisin ata që të tjerët dëshirojnë ta dëgjojnë”, ka thënë psikologu.
“Pikëpyetja këtu është se si do të përdoren dhe për çfarë qëllimi”.
Zicer nuk është pajtuar, duke vlerësuar se “neuroprofilizimi është pseudoshkencë” teksa përpjekjet për identifikim të liderëve potencialë i ka quajtur “manipuluese”.
“Është shumë e përshtatshme për shtetin t’i japë një shtytje një personi në moshën 14-vjeçare në mënyrë që ai të ecë përgjatë trajektores së propozuar deri në fund të jetës”.
“Funksioni i sistemit edukativ është të garantojë që ekzistojnë një mori talentesh që mund të posedohen. Mirëpo, zgjedhja se cilën trajektore duhet ndjekur duhet t’i takojë secilit individ. Kjo është baza e mendimit kritik”, ka thënë Zicer.
Nën udhëheqësinë e Putinit – si president apo kryeministër prej vitit 1999 – Kremlini e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar në promovim të mendimit kritik.
Putini i ka rritur përpjekjet për t’i shtypur zërat kundërshtarë dhe për t’i heshtur zërat e pavarur prej kur është kthyer në presidencë më 2012, ndërsa gjithçka është ashpërsuar prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 2022.
Qeveria ka tentuar të instalojë patriotizmin te fëmijët prej mandatit të parë të Putinit.
Kritikët besojnë se pushteti i ka përdorur një mori metodash, nisur nga tekstet për historinë ruse, e deri te orët mësimore për ushtrinë, për t’i nxitur të rinjtë që të besojnë në narrativët gjeopolitikë të Kremlinit dhe të mbështesin luftën kundër Ukrainës./REL

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Historia e krevatit s’ka fund! Rogerti për Mirin dhe Selin: Ka pas diçka mes tyre përpara se të hynin në BB

Historia e krevatit s’ka fund! Rogerti për Mirin dhe Selin: Ka pas diçka mes tyre përpara se të hynin në BB

07/04/2026
VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

VIDEO/ Spektakël në pjesët e para të Champions, Bayern udhëheq në Madrid ndaj Realit

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al