• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Macron telefonatë me Vuçiç, diskutime për situatën në Bosnje dhe dialogun Kosovë-Serbi

03/08/2025
Macron telefonatë me Vuçiç, diskutime për situatën në Bosnje dhe dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bën me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq para pallatit presidencial në Paris, në prill të këtij viti.
“Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në X.
Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.
Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.
Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.
Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.
“Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.
Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.
“E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.
Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.
Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.
Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës. Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.
Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.
Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”/REL

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E talentuar, elegante dhe e admiruar në mbarë botën, sa vjeçe bëhet sot Zendaya?

Fundi i “Euphoria”? Flet për herë të parë Zendaya

07/04/2026
Pasuria neto e Lisa Kudrow: Sa fiton ikona e serialit “Friends” sot

Pasuria neto e Lisa Kudrow: Sa fiton ikona e serialit “Friends” sot

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al