• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Egnatia, golat tani vijnë nga reparti i sulmit. Dy debutues kanë tundur rrjetat kundërshtare

04/08/2025
Në Arabi e quajnë të kryer, Egnatias i largohet një tjetër futbollist që u shpall kampion

Në Europë nuk fitohet pa shënuar dhe Egnatia këtë sezon po e konfirmon më së miri këtë aksiomë futbolli. Në katër sfidat që ka zhvilluar deri tani në kompeticionet ndërkombëtare, skuadra rrogozhinase ka arritur të shënojë katër gola dhe të gjitha finalizimet kanë ardhur nga lojtarët ofensivë.

Në të vetmen ndeshje që nuk shënuan, ndaj Breidablikut në transfertë, u turpëruan dhe u eliminuan. Një shifër prej katër rrjetash në po kaq takime që mund të mos tingëllojë e frikshme, por gjithsesi është një tregues se në Rrogozhinë kanë shpresë për të ecur edhe më gjatë në Europë.

Më saktë, ta provojnë dhe të mbajnë gjallë ëndrrën. Golat e shënuar nga Gruda, Selmani, Lushkja dhe Bakajoko janë një sinjal se Edlir Tetova ka ditur t’i japë ritëm dhe frymëzim fazës ofensive të skuadrës. Pikërisht në prag të duelit të tretë europian, ndaj Olimpija Ljubjanës, një kundërshtar më i kompletuar se ata të mëparshmit, shpresat e Egnatias janë të lidhura fort me efikasitetin dhe përmirësimin e repartit të avancuar.

GOLAT DEBUTUES – Lajmi më i mirë për Tetovën dhe për tifozët e Egnatias është forma e menjëhershme e dy afrimeve më të bujshme të verës në repartin e avancuar. Ildi Gruda dhe Kastriot Selmani, të dy të ardhur në këtë merkato, nuk kanë humbur kohë për të lënë gjurmë, duke shënuar që në ndeshjet e para në Europë. Gruda realizoi ndaj Breidablikut, në një duel ku Egnatia megjithatë nuk ia doli të kualifikohej, ndërsa Selmani ishte autor i një prej tre golave ndaj Dinamo Minskut, që vulosën kalimin historik në turin e tretë. Ajo që i bën bashkë dy afrimet është fakti se kanë shënuar përballë tifozëve të tyre në “Arena Egnatia”. Duket se Tetova po ia del t’u marrë më të mirën dy prurjeve të reja, që kanë nisur të fitojnë shumë shpejt edhe një fanellë titullari tek kampionët.

GOLAT KONFIRMUES – Nuk mungojnë as golat nga ata që priteshin të bënin diferencën. Regi Lushkja dhe Soumaila Bakajoko ishin vendimtarë në suksesin ndaj Dinamo Minskut, duke shënuar nga një gol secili në përballjen e parë, ku Egnatia hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Dyshen nuk e ka tradhtuar instinkti përpara porte, ndërsa forma e mirë që po kalojnë është një sinjal i qartë për çdo kundërshtar. Për Lushkjan, eksperienca dhe qetësia në momentet kyçe kanë rezultuar të vlefshme për skuadrën rrogozhinase. Mesfushori me tipare sulmuese ka treguar sërish se është njeri i ndeshjeve të mëdha, duke marrë mbi supe jo vetëm drejtimin e lojës, por edhe konkretizimin kur është dashur. Një armë e rëndësishme që Egnatia e ka në dispozicion në çdo moment. Edhe Bakajoko, me shpërthimin dhe qartësinë në finalizim, pritet të mbajë peshën e sulmit edhe përballë Olimpija Ljubjanës në dy sfidat e radhës. Me të dy në formë, Egnatia shkon drejt sfidave europiane me besim dhe bindje.

Related Posts

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025
“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)
Sport

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga
Sport

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat
Sport

Rikthimi te suksesi, Edi Martini: 3 pikë për të marrë frymë lirisht, objektivat dihen

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al