• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“I vogli e shtrin viganin”, parimi i Egnatias në Slloveni

05/08/2025
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Egnatia është gati për sfidën e parë kundër Olimpija Ljubjanës në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Rrogozhinasit do të luajnë në transfertë këtë të enjte ndaj një kundërshtari më të fortë në letër, më të shtrenjtë, por jo domosdoshmërisht më i mirë në fushë.

Kjo është filozofia që po përçon trajneri Edlir Tetova në prag të kapitulli t të radhës në Europë. Nëse krahasojmë emrat, përvojën ndërkombëtare apo tregun, Olimpija ka përparësi të dukshme ndaj Egnatias. Vlera e saj është afërsisht tri herë më e lartë se ajo e kampionëve shqiptarë, ndërsa klubit nga Ljubjana nuk i mungon përvoja në Europë. Por për Tetovën, këto nuk janë faktorë që përcaktojnë rezultatin. Ai e di mirë që futbolli europian ka parë mjaft ndeshje ku “i vogli” ka ndëshkuar të mëdhenjtë dhe po punon që Egnatia të jetë shembulli i radhës.

PA PRESION, ME LLOGARI- Ndryshe nga rivalët, Egnatia hyn në këtë përballje pa presion. Kualifikimi në këtë tur është një arritje më vete dhe çdo gjë në vazhdim konsiderohet bonus. Kjo situatë është ajo që Tetova po përpiqet ta kthejë në favor të skuadrës së tij. Qetësia dhe përqendrimi, pa ndjenjën e detyrimit për të dominuar ndeshjen, mund të jenë armë të forta për të ndalur një kundërshtar që pritet të luajë me iniciativë. Por për Egnatian, kjo sfidë nuk është thjesht një ndeshje për t’u shijuar. Plani është i qartë: të mbajnë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në Rrogozhinë. Dhe për ta arritur këtë, një element është vendimtar, të mos pësojnë gol.

MBROJTJA, ÇELËSI I KUALIFIKIMIT – Në përgatitjet për sfidën e parë, fokusi kryesor ka qenë mbrojtja. Jo vetëm në prapavijën klasike, por në gjithë funksionimin e skuadrës si një bllok kompakt, që fillon nga presioni i sulmuesve dhe përfundon te reagimet e portierit. Sota dhe Xhemajli pritet të jenë sërish shtylla e qendrës, me ndihmën e krahëve aktivë si Alijev dhe Fangaj. Para tyre, Aleksi dhe Fernando do të jenë mburojë shtesë, ndërsa në tranzicione kërkohet shpejtësi dhe qartësi. Në fazën sulmuese Selmani me Grudën në mbështetje të Bakajokos, por edhe me mendjen për të parë mbrapa. Ashtu si me Dinamo Minskun, që u mbajt në kontroll gjatë dy ndeshjeve, edhe ndaj Olimpijas kërkohet një paraqitje me pak gabime, shumë përqendrim dhe efikasitet në fazën mbrojtëse. Një barazim pa gola ose një humbje minimale do të ishte rezultat i pranueshëm dhe pikërisht aty është përqendruar strategjia.

KUALIFIKIMI NË RROGOZHINË – Plani është i thjeshtë, por kërkon ekzekutim të saktë: të kthehen në Shqipëri me një rezultat që i jep kuptim ndeshjes së kthimit. Në Rrogozhinë, ku skuadra është e fortë dhe publiku gjithnjë më i pranishëm, Egnatia beson se mund të bëjë diferencën. Kjo është arsyeja pse në ndeshjen e parë nuk do të rrezikojnë më shumë sesa duhet. Në Europë, shpesh kualifikimi fitohet me durim dhe me menaxhim, jo vetëm me spektakël. Mbetet për t’u parë sesa do të vihet në zbatim plani i Tetovës për të dërguar Egnatian në fazën “play-off”, çka nënkupton duelin e fundit për futjen në grupe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ekuilibër mes dy skuadrave, ja statistikat e Vllaznia-Elbasani
Sport

Elbasani është gati për debutimin në Europë, studim i detajuar për BATE Borisov

18/06/2026
Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

“Reaguam në mënyrë perfekte pjesën e dytë”, protagonisti i fitores së Anglisë, Harry Kane: Nuk ishin në rrerzik, mund të shënonin edhe gola të tjerë
Sport

“Reaguam në mënyrë perfekte pjesën e dytë”, protagonisti i fitores së Anglisë, Harry Kane: Nuk ishin në rrerzik, mund të shënonin edhe gola të tjerë

18/06/2026
Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit
Sport

Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit

18/06/2026
Anglia e nis Botërorin me “poker”, Harry Kane shkëlqen përballë Kroacisë
Sport

Anglia e nis Botërorin me “poker”, Harry Kane shkëlqen përballë Kroacisë

18/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ekuilibër mes dy skuadrave, ja statistikat e Vllaznia-Elbasani

Elbasani është gati për debutimin në Europë, studim i detajuar për BATE Borisov

18/06/2026
Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al