• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana e Miles, 5 teste, 1 fitore dhe shumë pikëpyetje

07/08/2025
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

Tirana do të mbyllë fazën përgatitore të verës me gjashtë miqësore, ndërsa rezultati sportiv është shumë më pak domethënës sesa ajo që kanë treguar bardheblutë në fushë.

Një fitore, tre barazime dhe dy humbje, ndërkohë që deri tani mesatarja e golave për ndeshje (1.8 të shënuar dhe 1.8 të pësuar) tregon qartë se skuadra ende nuk ka gjetur ekuilibrat e duhur.

START ME HUMBJE Gjithçka nisi më 19 korrik me humbjen 2-3 ndaj FC Lirisë në “Skënder Halili”, ku ekipi i drejtuar nga Klodian Duro shfrytëzoi dobësitë në mbrojtjen e Tiranës. Patsatsia dhe Tabaku shënuan për bardheblutë në një duel me shumë rotacione dhe mungesë stabiliteti. Më pas, barazimi 1-1 në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë tregoi një përmirësim në lojë, por jo në konkretizim. Goli i Tolës nga distanca ishte momenti më i bukur i takimit, ndërsa barazimi erdhi pas pushimit nga vendasit.

PANSERRAIKOS, NJË TJETËR BARAZIM Në testin ndaj Panserraikosit, Tirana barazoi 2-2 pas një loje dinamike, ku sulmi prodhoi, por mbrojtja sërish nuk u tregua solide. Rotacionet e shumta dhe mungesa e komunikimit në prapavijë ishin sërish evidente.

ELBASANI “GODET” SËRISH Në takimin ndaj Elbasanit më 3 gusht në Greqi, Tirana kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me Patsatsian, por verdheblutë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Tabaku humbi penalltinë e barazimit, duke konfirmuar edhe një herë problemet në momentet vendimtare.

EORDAIKOS, SHFRYRJA E PARË Fitorja 3-1 ndaj Eordaikosit ishte pika më e ndritshme e kësaj faze. Bastari, Doka dhe Haxhiu firmosën një sukses të pastër, duke i dhënë trajnerit Mile një pasqyrë më pozitive për ecurinë e ekipit. Mbrojtja u shfaq më e kujdesshme, ndërsa faza ofensive ishte shumë më efikase.

FINALJA E PËRGATITJEVE Tirana do të luajë miqësoren e fundit më 9 gusht ndaj Kallamatës në Greqi. Ky duel pritet të jetë më shumë se një test. Një përballje ku pritet të zbulohet formacioni i parë, filozofia taktike dhe përgatitja finale për sezonin.

STATISTIKAT Golat janë aty, por mbrojtja “çalon” Ky barazpeshim i golave tregon se Tirana ka potencial për të shënuar, por ka shumë për të rregulluar në mbrojtje, sidomos në ndërprerjet dhe në tranzicion.

ÇFARË PRITET? Pas përfundimit të këtij turi grek, drejtuesit dhe trajneri Vangjel Mile do të kenë në dorë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e skuadrës. Me shumë të rinj të afruar dhe disa pika kyçe ende në kolaudim, skuadra ka nevojë për konsolidim të menjëhershëm për të qenë gati në javën e parë të kampionatit.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

I lumtur për golin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Bayern pret rikthimin e trajnerit, zbulohet gjendja e Kompany

27/10/2026
Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor – Balkanweb.com – News24
Sport

Muçi është unik dhe bëhet më i miri në Turqi: E lehtë me ata që kemi në sulm, por duhet ta nisim me seriozitet

27/10/2026
Kategoria e Parë/ Java e 8-të nis të mërkurën dhe mbyllet të enjten me duelin Iliria – Flamurtari
Sport

Kategoria e Parë/ Java e 8-të nis të mërkurën dhe mbyllet të enjten me duelin Iliria – Flamurtari

27/10/2026
Abissnet Superiore/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten – Balkanweb.com – News24
Sport

Abissnet Superiore/ Java e 9-të luhet të mërkurën dhe të enjten – Balkanweb.com – News24

27/10/2026
Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet
Sport

Ligue 1/ PSG mund Lyon 2-0, fitorja e 8-të radhazi për kampionët në të gjitha kompeticionet

27/10/2026
Spektakël i legjionarëve kuqezi në Turqi, Muçi dhuron 3 assiste, Laçi realizon super gol (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Spektakël i legjionarëve kuqezi në Turqi, Muçi dhuron 3 assiste, Laçi realizon super gol (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I lumtur për golin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Bayern pret rikthimin e trajnerit, zbulohet gjendja e Kompany

27/10/2026
Legjionarët/ Ernest Muçi “hakmarret” ndaj ish skuadrës së tij, fantazisti kuqezi protagonist në fitoren e Trabzonspor – Balkanweb.com – News24

Muçi është unik dhe bëhet më i miri në Turqi: E lehtë me ata që kemi në sulm, por duhet ta nisim me seriozitet

27/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al