Luftëtarin e pret një ndeshje e vështirë në fundjavë, pasi në Gjirokastër si mysafir shkon Flamurtari, që në ndeshjet jashtë ka bërë mirë deri më tani, ndërsa bluzinjtë rendimentin në shtëpi nuk e kanë të mirë.
Trajneri Hasan Lika për këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion një nga titullarët, pasi mbrojtësi Vangjel Zguro në ndeshjen e luajtur në Shkodër me Vllazninë u ndëshkua me karton të verdhë.
Pogradecari është ndëshkuar më parë edhe në dy ndeshjet me Teutën dhe në sfidën me Skënderbeun, duke i plotësuar kështu katër të verdhët që e detyrojnë ta bëjnë pushim këtë javë.