• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasta e dhëmbëve e përbërë nga flokët, së shpejti në treg sipas shkencëtarëve

19/08/2025
Pasta e dhëmbëve e përbërë nga flokët, së shpejti në treg sipas shkencëtarëve

Fluori në pastat e dhëmbëve ka treguar se forcon smaltin dentar, duke i bërë dhëmbët më rezistentë ndaj acideve që krijohen nga pllaka bakteriale dhe ushqimet.

Por një grup studiuesish nga King’s College London thonë se kanë zbuluar një substancë që mbron më mirë nga prishja e dhëmbëve dhe riparon dëmtimet e hershme më efektivisht se fluori. Substanca është keratina, një proteinë që ndodhet natyrshëm në flokë, lëkurë, thonj dhe në leshin e deleve. “Po hyjmë në një epokë të re ku bioteknologjia nuk trajton vetëm simptomat, por rikthen funksionet natyrore duke përdorur materiale të vetë trupit,” – shprehet Sherif Elsharkawy, autor i studimit dhe konsulent në protetikë pranë King’s College London. “Me zhvillime të mëtejshme dhe partnerë të industrisë, së shpejti mund të kemi buzëqeshje më të forta e më të shëndetshme nga diçka aq e zakonshme sa një prerje flokësh.”

Keratina, e njohur si “blloku ndërtues” i flokëve dhe thonjve, formon një shtresë minerale të dendur që imiton strukturën dhe funksionin e smaltit. Kjo shtresë jo vetëm që mbron dhëmbët, por mund të mbyllë edhe kanalet nervore të ekspozuara që shkaktojnë ndjeshmëri. Në studim, keratina u përftua nga leshi i deles. Ajo, kur vendoset mbi sipërfaqen e dhëmbit, bashkëvepron me mineralet e pranishme në pështymë, duke formuar një strukturë kristalore të ngjashme me smaltin. Kjo krijon një “skelet” që vazhdon të tërheqë kalcium dhe fosfat, duke mundësuar rritjen graduale të një shtrese mbrojtëse.

Smaltit i mungojnë qelizat e gjalla, ndaj nuk mund të rigjenerohet vetë. Njëherë i humbur, ai nuk rikthehet. Por zbulimi i keratinës shihet si një hap i madh në dentistrinë rigjeneruese, një fushë që synon të përdorë mekanizmat natyrorë të trupit në vend të materialeve sintetike. “Keratina është një alternativë transformuese për trajtimet dentare aktuale,” – thekson Sara Gamea, autore kryesore e studimit. “Ajo sigurohet në mënyrë të qëndrueshme nga mbetje biologjike si flokët dhe lëkura dhe eliminon nevojën për rrëshira plastike tradicionale, të cilat janë toksike dhe më pak jetëgjata.”

Sipas studiuesve, produkti i parë me bazë keratine pritet të komercializohet si pastë dhëmbësh ose xhel profesional për përdorim tek dentisti, brenda dy deri tre vitesh. Ky zhvillim mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si kujdesemi për shëndetin oral – nga mbrojtja e thjeshtë ndaj dëmtimeve, tek rigjenerimi biologjik real i dhëmbëve. Kaviteti dentar mbetet një nga sfidat më të përhapura të shëndetit publik. Ai prek rreth 90% të të rriturve mes moshës 20–64 vjeç dhe gati gjysmën e fëmijëve. Shkaqet kryesore janë higjiena e dobët orale, konsumimi i ushqimeve dhe pijeve acidike, sheqerit, por edhe faktorë si mosha, gjenetika apo gjendje të caktuara shëndetësore si goja e thatë, refluksi apo shtrëngimi i dhëmbëve. Ky studim, i publikuar këtë javë në revistën Advanced Healthcare Materials, shënon një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më të qëndrueshme dhe më efektive në stomatologji.

Related Posts

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Si e përjetojnë njerëzit vdekjen dhe rikthimin në jetë? Ja çfarë zbuloi studimi shkencor – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim historik në Brazil, shkencëtarët gjejnë qeliza të kuqe gjaku të një dinosauri 115 milionë vjeçar – Balkanweb.com – News24

03/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al