• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Loftus-Cheek e Pulisic nderojnë Milan, “djalli” rikthehet te fitorja, Allegri: Fitore e rëndësishme

30/08/2025
Loftus-Cheek e Pulisic nderojnë Milan, “djalli” rikthehet te fitorja, Allegri: Fitore e rëndësishme

Nën presion të fortë pas disfatës të papritur përballë Cremoneses në startin e Serie A, Milan reagon shpejt, del me 3 pikë nga transferta përballë Lecces duke qetësuar Allegrin dhe tifozët e “djallit”. Çdo përfundim tjetër, përveç fitores përballë Ramadanit me shokë, do të vinte në dyshim të fortë projektin e ri.

Milan e nisi sfidën “zjarr”, me Gabbia-n që gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 4 minutash lojë, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për faull në sulm. Ashtu si në pjesën e parë, Milan e nisi me gol edhe fraksionin e dytë, me Gimenez që u koordinua saktë brenda në zonë, por sërish festa nuk ishte e plotë pasi këtë herë gjyqtari anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Më në fund, pas disa përpjekjeve, në minutën e 66-të, askush nuk mund të ndalte festën e “djallit”, me Loftus-Cheek që me kokë brenda në zonë zhbllokoi rezultatin. Allegri hodhi në fushë edhe Pulisic, në të 86-ën ishte pikërisht sulmuesi amerikan që vulosi fitoren e Milan.

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, zbriti në fushë si titullar dhe qëndroi deri në minutën e 81-të, i vlerësuar nga mediat me notën 6,2. Nga minuta e 63-të u aktivizua edhe Medon Berisha.

Suksesi i Milan në transfertë mori faqet e para të mediave italiane: “Max merr zjarr. Riniset Milan”, shkruan Corriere dello Sport.

Corriere
Corriere

Shijon këtë fitore trajneri Allegri: “Aspekti pozitiv i këtij takimi ishte fakti që krijuam raste, por duhet të përmirësojmë në mbrojtje. Ishte e rëndësishme të fitonim pas humbjes kundër Cremoneses. Kundër Lecces treguam përulësi, kujdes dhe durim, duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Allegri pas ndeshjes i cili ndër të tjera vlerësoi edhe afrimin e radhës, Nkunku.

(BalkanWeb)

 


Related Posts

Transferimi i Dakut tek Spartak Moska, legjenda e klubit mirëpret sulmuesin e Kombëtares: Ndihmë e madhe për skuadrën
Sport

Daku ambientohet te Spartaku: Ndihem sikur kam 3 vite

18/08/2026
Zyrtare, Barcelona transferon Rodrin
Sport

Zyrtare, Barcelona transferon Rodrin

18/08/2026
VIDEO/ Frikë për Musialën, mesfushori i Bayern rrëzohet sërish në fushë
Sport

VIDEO/ Frikë për Musialën, mesfushori i Bayern rrëzohet sërish në fushë

18/08/2026
Transferimi i Dakut tek Spartak Moska, legjenda e klubit mirëpret sulmuesin e Kombëtares: Ndihmë e madhe për skuadrën
Sport

Ndihem sikur kam 3 vite – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
Çmimi i Madh i Holandës në F1/ A mund ta arrijë Luis Hamiltoni, Kimi Antonelin…
Sport

Çmimi i Madh i Holandës në F1/ A mund ta arrijë Luis Hamiltoni, Kimi Antonelin…

18/08/2026
Senegali i beson një kampioni bote, zyrtarizohet trajneri i ri
Sport

Senegali i beson një kampioni bote, zyrtarizohet trajneri i ri

18/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
Berisha: Isha përgatitur për prangosjen e dhëndrit, por ai dhe Gita i bënë lekët si pedagogë

Vrasja e turistit në Ksamil, Berisha: Erdhi me pushime dhe kthehet me arkivol. Akt makabër!

18/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al