• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia sundon Dinamon në 27 vitet e fundit! Blutë me fitore të rëndësishme, por historia ngjyroset kuqeblu

31/08/2025
Vllaznia kundër Vikingurit në turin e dytë të Ligës së Konferencës/ Martini me dhimbje koke, “Loro Boriçi” si armë plus

Përballjet mes Dinamos dhe Vllaznisë kanë qenë gjithmonë ndër më të veçantat e futbollit shqiptar, duke prodhuar emocione dhe rivalitet të fortë. Që prej vitit 1998, dy skuadrat janë ndeshur 66 herë në kampionat dhe statistikat tregojnë qartë një epërsi të shkodranëve ndaj “bluve” të kryeqytetit.

EPËRSIA E VLLAZNISË – Nga 66 sfida të zhvilluara, Vllaznia ka fituar 29 takime, ndërsa Dinamo ka arritur të triumfojë 21 herë. Në 16 raste të tjera, duelet janë mbyllur pa fitues. Shifrat dëshmojnë një dominim relativ të kuqebluve, të cilët jo vetëm kanë marrë më shumë fitore, por edhe kanë grumbulluar më shumë pikë: 103 kundrejt 79 të Dinamos.

SOLIDË NË TRANSFERTË – Në Shkodër, Vllaznia ka qenë pothuajse e pathyeshme, me 18 fitore, 5 barazime dhe 11 humbje. Golat gjithashtu flasin për forcën e tyre në shtëpi, 53 të shënuar dhe 41 të pësuar. Edhe në transfertë, shkodranët kanë ditur të tregojnë karakter, duke marrë 11 fitore dhe duke barazuar 11 herë, me vetëm 10 humbje, një bilanc që tregon për vazhdimësi dhe ekuilibër. DINAMO- Bluve të kryeqytetit u ka munguar stabiliteti. Në shtëpi, Dinamo ka marrë 10 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje, ndërsa në transfertë ka regjistruar 11 fitore, por edhe 18 humbje, me një golavarazh negativ që thekson diferencën mes dy ekipeve.

GOLAT DHE DIFERENCA – Në total, Vllaznia ka shënuar 85 gola kundrejt 72 të Dinamos, duke ruajtur një diferencë pozitive prej +13 golash. Në aspektin e pikëve, avantazhi është edhe më i dukshëm, 24 pikë më shumë për kuqeblutë në bilancin historik të ndeshjeve direkte. Nga 1998 e deri më sot, Vllaznia ka treguar se është një kundërshtar më i fortë dhe më konstant në duelet ndaj Dinamos. Shkodranët kanë ditur të marrin rezultate pozitive si në “Loro Boriçi”, ashtu edhe në kryeqytet, duke ndërtuar një bilanc që i favorizon qartësisht. Dinamo ka arritur fitore të rëndësishme në disa raste, por në total historia e ka ngjyrosur kuqeblu këtë rivalitet.

SEZONI FUNDIT – Duelet mes Dinamos dhe Vllaznisë kanë qenë ndër më interesantet e sezonit të shkuar në Superiore. Me të dy ekipet që rivalizuan deri në fund për titullin kampion, madje edhe duke u ndeshur në gjysmëfinalet e “final 4”, ku triumfues dolën shkodranët me rezultatin 2-1. Por, përballjet e sezonit të kaluar mes dy ekipeve kanë qenë plot 7 të tilla, duke qenë dy skuadrat që janë ndeshur më shumë mes tyre në kampionat, kupë dhe “Final 4”.

Shifrat e edicionit të kaluar tregojnë pak a shumë për një balancë mes dy skuadrave, pavarësisht se ndoshta Dinamo fillimisht u cilësua si “macja e zezë” për kuqeblutë. Kështu në ndeshjen e fazës së parë të Superiores 2024-25, do të ishte Dinamo që do fitonte me përmbysje në shifrat 2-1. Kryeqytetasit do ‘triumfonin’ edhe në Shkodër në fazën e dytë falë fitores 2-3, me një prej ndeshjeve më të bukura të sezonit të shkuar.

Në fazën e tretë gjithçka do të ndahej në “paqe” mes dy skuadrave në rezultatin 0-0. E teksa Vllaznia do kishte vetëm 1 fitore gjatë sezonit të rregullt me shifrat 3-0 në ndeshjen e fazës së katërt. Në gjysmëfinalet e kupës rezultatet mes dy ekipeve do ishin 0-0 në Shkodër dhe 4-3 në Elbasan në favor të Dinamos. Rezultat që do i siguronte ekipit të Dajës finalen e Kupës, të cilën më pas do e fitonin ndaj Egnatias. Dueli i fundit mes dy skuadrave është në datën 04.05.2025, ku në duelet e “Final 4”, Vllaznia fitonte 2-1 ndaj Dinamos. Një total prej 7 ndeshjesh në edicionin e shkuar që flasin për 3 fitore të Dinamos, 2 barazime dhe 2 suksese të kuqebluve. Shifra që tregojnë një barazpeshë mes dy skuadrave që edhe kësaj rradhe pritet të prezantojnë një futboll për t’u shijuar nga tifozët.

Related Posts

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

Shkurta-Xhenetës: O silikon, s’ka pasur faj Gjesti që s’të ka dashur!

27/12/2025
Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

Elijona hap zemrën për jetën me familjen gjermane: “Kisha rënë në depresion”

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al