• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit, të japim 200% nga vetja jonë

04/09/2025
Trajneri Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit, të japim 200% nga vetja jonë

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me Gjermaninë.

 

Bushi e vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë të fortë, por theksoi se edhe Shqipëria do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore? – Sot është dita e fundit e përgatitjeve, e mbyllim me seancën në “Elbasan Arena” dhe nesër kemi ndeshjen. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ekipi sepse i gjithë grupi ka qenë shumë mirë fizikisht. Nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Na kanë shërbyer shumë këto ditë për të punuar se si do t’i përballojmë nesër gjermanët.

Gjermania? – Ne e konsiderojmë një sfidë shumë të madhe dhe me përgjegjësi. E dimë që janë nënkampionët e Europës dhe kanë shumë potencial dhe kualitet në gjirin e tyre. Kanë lojtarë që bëjnë diferencën, lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Jemi munduar që të kemi strategjinë tonë, lojën tonë. Së fundmi jemi zhvilluar shumë si ekip. Në dy ndeshjet e fundit me Hungarinë dhe Turqinë, fituam në Hungari dhe humbëm në Turqi, por pavarësisht humbjes kemi treguar që jemi një ekip, kemi karakter dhe dinjitet. Këtë do ta shprehim nesër me Gjermaninë. Mendoj që Gjermania nuk e ka aspak të lehtë. Ne luajmë në fushën tonë, e dimë se kush janë ata dhe dimë se kush jemi ne. Patjetër që duhet të japë secili 200% nga vetja e vet për t’i përballuar ata dhe mendoj që do ta japin. Mezi po e presim këtë sfidë.

Dy prurjet e reja, si janë integruar me ekipin? – Nga prurjet e reja si Kurti dhe Taho janë lojtarë të rinj. Datëlindja është më e vogël se lojtarët që janë momentalisht. Por mendoj që janë lojtarë të perspektivës, që do t’i ketë Shqipëria për kohë të gjatë. Mendoj që mund të arrijnë shumë lart. Janë djem të përulur dhe shumë punëtorë. I shoh me këmbë në tokë dhe kjo është më e rëndësishmja sot te ky brez, sepse ka lojtarë që kanë cilësi dhe talent, por nuk janë me këmbë në tokë dhe aty pastaj devijojnë nga rruga e madhe që duhet të bëjnë.

Mesazh për tifozët? – Unë kam luajtur vetë 4 herë me Gjermaninë dhe ne jemi mundur gjithmonë në fund. Kemi shënuar shumë gola dhe na kanë shënuar shumë. Ka qenë një lojë në ekuilibër. Mendoj dhe kam shumë besim që do të jetë një lojë e bukur, lojë me gola dhe që do të kënaqim publikun tonë. Duam ta kënaqim me lojë dhe rezultat.

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al