• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E PLOTË/ “Letonia kockë e fortë, por i kemi marrë masat”, Sylvinho: Kam dilema për titullarët, mos prisni fitore të thella

08/09/2025
E PLOTË/ “Letonia kockë e fortë, por i kemi marrë masat”, Sylvinho: Kam dilema për titullarët, mos prisni fitore të thella

Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qenë në garë për të shkuar në Botëror.

Në konferencë, trajneri Sylvinho foli për tema të ndryshme, ndërsa dukej mjaft optimist për 3 pikët.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel.

Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti.

Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë.

Është një moment i mirë në Kombëtare. Edhe pse ka presion, kur e ke gjithçka në dorë vetë, është moment i mirë. Zakonisht kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë për mirë. Më shumë sesa duhet të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e Europës, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar trajner apo ekip.

Nuk jemi në atë nivel që të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta për të luajtur me ne. Ka ndodhur që kam sjellë një lojtar që në ndeshjet e fundit nuk kishte luajtur dhe kjo nuk më shqetëson.

Pas ndeshjes me Gjibraltarin nuk mund të thoja që lojtarët që luajtën për herë të parë nuk luajtën mirë. Pashë momente të mira, por kishte dhe nevojë për përmirësime. E rëndësishme është që lojtarë të tillë të vrapojnë dhe të luajnë në fushë.

Nuk kishin luajtur me njëri-tjetrin. Nuk është e drejtë që t’i vë ata në presion për herën e parë që luajtën me ne. Nuk di nëse ka një lojtar shqiptar që ka shënuar tripletë në një ndeshje. Jam i sigurt që nesër do të jetë performancë e mirë.

Asani dhe Broja janë shumë mirë. Në gjendje optimale. Janë lojtarë ndryshe në karakteristika, por shumë të mirë. Kanë besimin tim dhe më pëlqejnë. Ndoshta njëri prej tyre mund të startojë”- tha Sylvinho.

(J.S/BalkanWeb)


Related Posts

Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për turneun në Itali

18/08/2026
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për turneun në Itali – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
Kryengritje në Madrid, Alvarez kërkon largimin, Atletico i vendos një çmim rekord
Sport

Java vendimtare për Alvarez, ëndrra e Barçës është e “gjallë”, por Atletico Madrid mbetet pengesë, Marca zbulon prapaskenat

18/08/2026
Kryengritje në Madrid, Alvarez kërkon largimin, Atletico i vendos një çmim rekord
Sport

Java vendimtare për Alvarez, ëndrra e Barçës është e “gjallë”, por Atletico Madrid mbetet pengesë, Marca zbulon prapaskenat – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
PSG i bën dalje Barcola-s, në pritje të Liverpool e dërgon në tribunë – Balkanweb.com – News24
Sport

PSG i bën dalje Barcola-s, në pritje të Liverpool e dërgon në tribunë

18/08/2026
PSG i bën dalje Barcola-s, në pritje të Liverpool e dërgon në tribunë – Balkanweb.com – News24
Sport

PSG i bën dalje Barcola-s, në pritje të Liverpool e dërgon në tribunë – Balkanweb.com – News24

18/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për turneun në Itali

18/08/2026
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Trajneri Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për turneun në Itali – Balkanweb.com – News24

18/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al