• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Loro Boriçi” kthehet në fortesën e Vllaznisë, shkodranët nuk humbasin prej 6 muajve në stadiumin e vet

10/09/2025
Fiksimi i Vllaznisë në merkato, Kallaku ose një tjetër për mesfushën

Vllaznia do të rikthehet sërish këtë fundjavë për të luajtur në kampionat dhe konkretisht ditën e shtunë në orën 19:00.

Ku kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini do të kenë përballë Partizanin, në një duel që konsiderohet mes dy pretendentëve të këtij edicioni. Shkodranët do t’i presin të kuqtë në shtëpinë e tyre, në stadiumin “Loro Boriçi”, ku përballë tifozëve vendas që pritet të jenë të shumtë në impiant, kërkojnë të mos zhgënjejnë dhe të marrin një rezultat pozitiv.

Dhe në fakt Vllaznia ka 6 muaj që nuk pëson një humbje në shtëpi, mes ndeshjeve të kampionatit të shkuar, atij aktual, kupës dhe “Conference League”. Kështu humbja e fundit në “Loro Boriçi” për Vllazninë shënohet në datën 15.3.2025, ku kuqeblutë në kuadër të javës së 30-të të edicionit 2024-25 u mposhtën në shtëpi nga Skënderbeu. Me korçarët që fituan 1-2 në Shkodër falë një dopiete të Nasr, që zhvlerësoi golin e barazimit të përkohshëm të shkodranëve me anë të Qatos.

Që nga ai moment, 9 herë kampionët e vendit nuk kanë pësuar asnjë humbje në “Loro Boriçi”, duke e shndërruar stadiumin në një “fortesë”. Kështu në takimet pasardhëse në sezonin e shkuar Vllaznia në shtëpi ka barazuar 0-0 ndaj Teutës, ka fituar ndaj Dinamos në shifrat 3-0 dhe po ashtu ka barazuar ndaj Laçit 1-1. Teksa ka pasur edhe një barazim 0-0 kundër Dinamos në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të kupës së edicionit 2024-25. Tradita pozitive ka vijuar edhe këtë edicion në ndeshjet e zhvilluara në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që mposhti Egnatian 2-0 në javën e parë të sezonit 2025-26. Po ashtu në Europë ka ardhur edhe fitorja 2-1 ndaj Vikingurit në ndeshjen e parë të turit të dytë të “Conference League”.

Pavarësisht se shkodranët kanë pësuar një humbje si pritës këtë sezon, ku janë mposhtur 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë të turit të parë të “Conference League”, dueli nuk është zhvilluar në “Loro Boriçi”, por në stadiumin “Elbasan Arena”, ku kuqeblutë morën këtë disfatë. Teksa në stadiumin dhe qytetin e tyre, Vllaznia nuk njeh humbje prej 6 muajsh, statistika që patjetër do të kërkojë t’i pasurojë edhe në ndeshjet e tjera, duke nisur nga kjo e radhës kundër Partizanit ditën e shtunë.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

“Manita” e Holandës ndaj Suedisë, Koeman besimplotë: Skuadra është duke ecur në drejtimin e duhur
Sport

“Manita” e Holandës ndaj Suedisë, Koeman besimplotë: Skuadra është duke ecur në drejtimin e duhur

21/06/2026
Më hoqën nga puna sepse dola në protestë! – Balkanweb.com – News24
Sport

“Njerëzit e lirë nuk mund të frikësohen”/ Shqiptarët ultimatum Ramës të japë dorëheqjen, atleti David Nikolli denoncon: Më hoqën nga puna sepse dola në protestë!

21/06/2026
Më hoqën nga puna sepse dola në protestë! – Balkanweb.com – News24
Sport

Më hoqën nga puna sepse dola në protestë! – Balkanweb.com – News24

21/06/2026
Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në Botëror, pret biletën për në fazën tjetër
Sport

Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në Botëror, pret biletën për në fazën tjetër

21/06/2026
VIDEO/ Holanda shkëlqen në Botëror, 5 gola ndaj Suedisë
Sport

VIDEO/ Holanda shkëlqen në Botëror, 5 gola ndaj Suedisë

20/06/2026
“Ja arma e fortë e Marokut”, analiza e Ahmatit: Skocisë i mungon një penallti
Sport

“Ja arma e fortë e Marokut”, analiza e Ahmatit: Skocisë i mungon një penallti

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mediat e kanë ekzagjeruar pak, Shqipëria nuk mund të konkurrojë Italinë në turizëm

Rama: Kontrata ime e pazgjidhshme me shqiptarët mbaron në maj 2029

21/06/2026

Ndjekje si nëpër filma në Ksamil, i kërkuari nga SPAK çau rrethimin dhe përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al