• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

RTSH drejt kolapsit: Borxhet e papaguara vënë në rrezik pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision

11/09/2025
RTSH drejt kolapsit: Borxhet e papaguara vënë në rrezik pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision

Radio Televizioni Shqiptar ndodhet përballë një prej krizave më të mëdha financiare në historinë e tij, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës. Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha se menaxhmenti i ri “po bën më të mirën për të menaxhuar situatën”.

“Falënderoj të gjithë gazetarët, autorët dhe moderatorët e projekteve të mars-qershorit 2025 për mirëkuptimin lidhur me vonesat në pagesat e RTSH-së. Sigurisht, nuk është përgjegjësia e tyre që iu premtuan projekte që nuk mund të paguheshin, por kjo nuk e bën menaxhmentin e ri përgjegjës, i cili është përballur me një situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për ta menaxhuar atë”, tha Vasili për BIRN.

Ajo shtoi se aktualisht ka një “prioritizim të pagesave”, pasi detyrime të rëndësishme i detyrohen Unionit Evropian të Transmetimeve, EBU, lidhur me festivalin e Eurovizionit.

“Sigurisht, ka një prioritizim të pagesave në këtë moment dhe po përpiqemi të shlyejmë disa detyrime ndërkombëtare fillimisht, disa prej të cilave nuk janë paguar që nga janari 2024. Mosshlyerja e tyre do ta vendoste RTSH-në në rrezik për të humbur partneritetin me EBU-në dhe pjesëmarrjen në Eurovizion, apo humbjen e shumë të drejtave televizive”, tha Vasili për BIRN.

Vasili theksoi gjithashtu se Bordi i Administrimit* ka marrë në shqyrtim edhe borxhin e brendshëm dhe disa formula të rinegocimit të tij nga sektori i financës dhe së shpejti pritet të dalë me një vendim.

Autorët pa paga dhe akuzat e Kozeta Kurtit

Kriza aktuale vjen vetëm pak ditë pasi gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, shpërtheu publikisht kundër RTSH-së, duke denoncuar se autorët e emisioneve nuk janë shpërblyer financiarisht për më shumë se pesë muaj. Sipas saj, nga 14 projekte të dorëzuara, 12 vazhdojnë të mbeten pa pagesë, duke e cilësuar situatën si “të papranueshme”. Ajo akuzoi drejtuesit për mungesë respekti dhe komunikimi, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me vonesat financiare, por edhe me mënyrën e trajtimit të autorëve dhe bashkëpunëtorëve.

Trashëgimia e skandaleve nga Alfred Peza

Situata e sotme është edhe pasojë e trashëgimisë së problemeve nga drejtimi i mëparshëm i Alfred Pezës,i cili u shoqërua me skandale të njëpasnjëshme. Në mandatin e tij, dhjetëra gazetarë, kameramanë dhe punonjës të RTSH-së u shkarkuan në mënyrë arbitrare, shpesh për arsye banale, duke shkaktuar revoltë dhe peticione për shkarkimin e tij. Pas dorëheqjes së Pezës, vendin e tij e mori përkohësisht Aurora Polo, ndërsa institucioni mbeti i përfshirë në procese gjyqësore të shumta dhe me një borxh të akumuluar prej rreth 6 milionë eurosh.

***Nëse borxhet ndaj EBU-së nuk shlyhen në kohë, Shqipëria rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë për herë të parë në Eurovision, një goditje jo vetëm për RTSH-në, por edhe për imazhin kulturor të vendit.

Related Posts

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel
Paparazzi

“Nuk kam pasur konflikte”/ Arjan Konomi sqaron deklaratën për Top Channel

21/12/2025
North West bën debutimin e saj të parë në Instagram
Paparazzi

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet
Paparazzi

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

21/12/2025
“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit
Paparazzi

“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

21/12/2025
Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij
Paparazzi

Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

21/12/2025
Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen
Paparazzi

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barça një “raketë”, ndaj Villareal “rrëmben” fitoren e 7-të radhazi, shpallen kampion dimri, Flick: Kam një ekip fantastik

Barça një “raketë”, ndaj Villareal “rrëmben” fitoren e 7-të radhazi, shpallen kampion dimri, Flick: Kam një ekip fantastik

22/12/2025

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al