• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbledhja e KE-së së UEFA-s në Shqipëri, Ceferin falënderon Presidentin Duka: Organizim perfekt, kënaqësi e vërtetë bashkëpunimi me FSHF

13/09/2025
Mbledhja e KE-së së UEFA-s në Shqipëri, Ceferin falënderon Presidentin Duka: Organizim perfekt, kënaqësi e vërtetë bashkëpunimi me FSHF

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.

Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, – shkruan Presidenti Čeferin.

Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit:

“Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues:

“Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore – plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”.

Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për Presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare:

“Faleminderit, Armand. Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.


Related Posts

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF
Sport

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

25/10/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit
Sport

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
Napoli dhe Roma dhurojnë spektakël, barazim me gola
Sport

Napoli dhe Roma dhurojnë spektakël, barazim me gola

24/10/2026
Arsenal thyen Everton, 3 pikë në kasafortë  (VIDEO)
Sport

Arsenal thyen Everton, 3 pikë në kasafortë (VIDEO)

24/10/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Besa, Flamurtari, Kukësi dhe Iliria
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Besa, Flamurtari, Kukësi dhe Iliria

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

Plagosja e Vishkullit në protestë, Duka në mbështetje të tifozit kuqezi: Ja çfarë do bëjë FSHF

25/10/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al