• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dinamo nuk ka kohë, e pret ngjeshje kalendari në Superiore

16/09/2025
Dinamo nuk ka kohë, e pret ngjeshje kalendari në Superiore

Humbja ndaj Elbasanit, ka lënë një shije të hidhur në kampin e Dinamos, sidomos për mënyrën si shkuan gjërat. Që në minutën e 35-të, Naser Aliji u ndëshkua me karton të kuq, duke vështirësuar gjërat për skuadrën dinamovite, teksa goli i shënuar nga Bunjaku, vulosi fatin e këtij takimi.

Megjithatë, në kampin dinamovit nuk kanë shumë kohë për të diskutuar humbjen e fundit, duke qenë se nesër do të rikthehen në fushë sërish, ku do të luhet ndeshja kundër Teutës në “Niko Dovana”, ndeshja e javës së parë të Superiores, pasi asokohe Dinamo luante në Europë dhe u vendos që të shtyhej takimi, teksa edhe herën e dytë u shty për shkak të angazhimit të Alijit dhe Hekuran Berishës në Kombëtare, teksa të dielën do të presë Bylisin, duke zhvilluar 3 ndeshje në harkun kohor të një jave.

TRAJNERI- Ilir Daja ka qenë padyshim mungesa më e madhe e Dinamos në këto dy javë të para të kampionatit, teksa vendin e tij në stolin dinamovit, e kishte zënë Glen Daja. Ndeshja ndaj Vllaznisë në fazën e “Final 4” të sezonit të shkuar, rezultoi në një ndeshje makthi për Dinamon, pasi veç humbjes ndaj shkodranëve, Daja u pezullua me 6 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Megjithatë, trajneri 58-vjeçar ka kaluar gjysmën e dënimit të Disiplinës, ndërkohë që gjysmën tjetër të dënimit, Dinamo mund ta shlyejë me gjobë dhe në rast se bëhet pagesa, atëherë Ilir Daja do të rikthehet në stol ndaj Teutës.

MUNGESAT- Dinamo do të paraqitet me mungesa edhe në ndeshjen ndaj Teutës. Veç Naser Alijit që tashmë është i penalizuar me karton të kuq, një tjetër mungesë e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo e Saliu Guindos. Sulmuesi shtatlartë ishte mungesa e madhe edhe mbrëmjen e së dielës, teksa dje ai është stërvitur individualisht, duke humbur seancën e parë stërvitore dhe me shumë gjasa, ndaj Teutës nuk do të rrezikohet nga stafi teknik.

RIKTHIMET- Në takimin ndaj Elbasanit, në tribunë ishin edhe Nani me Beqjën, të cilët nuk arritën të jepnin kontributin e tyre për shkak dëmtimi, teksa ndaj Teutës të dy lojtarët pritet që të jenë të gatshëm për Dajën. Në stërvitjen e djeshme, si Beqja, ashtu edhe Nani u stërvitën normalisht me grupin, duke mos pasur probleme fizike.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit
Sport

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
Napoli dhe Roma dhurojnë spektakël, barazim me gola
Sport

Napoli dhe Roma dhurojnë spektakël, barazim me gola

24/10/2026
Arsenal thyen Everton, 3 pikë në kasafortë  (VIDEO)
Sport

Arsenal thyen Everton, 3 pikë në kasafortë (VIDEO)

24/10/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Besa, Flamurtari, Kukësi dhe Iliria
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 7-të, fitojnë Besa, Flamurtari, Kukësi dhe Iliria

24/10/2026
Duhet të përmirësohemi, kjo skuadër nuk është aq e keqe – Balkanweb.com – News24
Sport

Disfata me Skënderbeun, Karoglan pranon problemet: Duhet të përmirësohemi, kjo skuadër nuk është aq e keqe

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al