• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Moment i vështirë”, Bordin përpara Dinamos: Na duhet fitorja

26/09/2025
“Moment i vështirë”, Bordin përpara Dinamos: Na duhet fitorja

2 pikë në 4 javë, vendi i fundit në tabelë, janë shifra dhe një pozicion që shton gjithnjë e më shumë presionin te Tirana. As kalendari nuk është treguar shumë bujar për bardheblutë në këtë pikë të sezonit në një kohë kur duhet të bëjnë llogaritë me dy sfida shumë të vështira, dy derbe radhazi kundër Dinamos dhe Partizanit. Trajneri Roberto Bordin është i vetëdijshëm për pozicion ku ndodhet ekipi, është gjithashtu i rëndësishëm për peshën dhe rëndësinë që ka derbi përballë Dinamos:

“Përshëndetje të gjithëve, sigurisht derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme në veçanti nga ndeshjet e tjera, kemi folur me lojtarët këto ditë, sigurisht me lojtarët shqiptarë edhe më shumë përsa i përket pjesës së ndjenjës. Kemi punuar shumë mirë, sot kemi stërvitjen e fundit që është para ndeshjes, është një ndeshje e vështirë, në një moment të vështirë, por ne jemi gati, nuk duhet të ulim kokën duke pritur që dikush të na ndihmojë, jemi vetëm ne që duhet ta ngremë kokën dhe të vazhdojmë përpara.

Ne duhet të fitojmë sigurisht, gjithmonë punojmë dhe futemi në fushë për të punuar, pastaj varet nga ndeshja si do të shkojë për të arritur rezultatin që duam, e dimë shumë mirë rëndësinë e fitores e cila na ndihmon për të ngjitur shkallët në klasifikim, do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Dembele është i dëmtuar si shumë të tjerë, përballë probleme sigurisht duhet të bëhemi edhe më të fortë  që të kemi skuadrën e gatshme dhe pavarësisht mungesave të fitojmë ndeshjen dhe mendojmë gjithmonë për lojtarët që kemi në dispozicion dhe punojmë për të rikuperuar pjesën tjetër. Sigurisht po ta shohësh në këto momente është e vërtetë ajo që thuhet, por kemi edhe shumë ndeshje në dispozicion.

Unë mundohem që të mos jem asnjëherë negativ dhe normalisht ka ende shumë kohë deri në dhjetor dhe më pas kemi merkaton në janarin, mundohem të jem gjithmonë pozitiv sepse është vetëm fillimi i sezonit. Tifozëve iu jap shumë të drejtë, fola me skuadrën për mënyrën se si e interpretuan ndeshjen dhe sigurisht rezultati është i rëndësishëm por ajo që vlen më shumë është që nuk duhet të dorëzohesh kurrë, të japësh maksimumin.

Tifozët kanë të drejtë por për ne është e rëndësishme mbështetja dhe prania e tyre duke filluar që nga nesër. Nuk mund të shikojmë statistika pasi ndeshjet ndryshojnë gjithmonë nga njëra tjetra, gjatë ndeshjeve dhe minuta ndryshon skuadra në taktikë, si vendosen lojtarët, ka shumë variacione. Është shumë shpejt akoma pasi e thash pak më parë që është vetëm fillimi, Dinamo ka një skuadër të ndërtuar për të arritur katërshen e parë.

Ne duhet të bëjmë maksimumin tonë gjithmonë, duke pasur parasysh edhe ndeshjen me Flamurtarin që ishim në avantazh dhe humbëm një rast për ta mbyllur ndeshjen, por nuk ndodhi të fitonim dhe kjo është situata. E vetmja mënyrë është që të përmirësohemi dhe minimizojmë gabimet, nuk është së ka zgjidhje të tjera”, përfundoi Bordin.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende
Sport

Maresca largohet nga Chelsea, klubi londinez: Kemi shumë objektiva që janë arritur ende

01/01/2026
SHBA organizon Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe
Sport

SHBA organizon Kupës së Botës 2026, gjashtë arsyet pse ky kampionat do të jetë ndryshe

01/01/2026
2025 viti i Mehmetit, “fluturon” kartoni i sulmuesit kuqezi, shton “presionin” ndaj Sylvinho-s

Paga e Hysajt, një shqetësim për Lazio-n, klubi kërkon blerës për mbrojtësin kuqezi

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

01/01/2026
Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al