• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryesimi nuk është rastësi, Elbasani përballë Teutës në provën e madhe të pjekurisë

27/09/2025
Elbasani me të huaj, bast për “big”-ët e Superiores

Elbasani do të zbresë të shtunën në fushë përballë Teutës me synimin e vetëm. Të ruajë vendin e parë në klasifikim. Pas një starti mbresëlënës që e ka gjetur kryesues të Superiores, verdheblutë e dinë se çdo hap i gabuar mund t’u kushtojë shtrenjtë.

Gjithsesi, të qëndrosh në krye të klasifikimit nuk është e lehtë. Çdo rival e sheh Elbasanin si skuadrën për t’u rrëzuar dhe kjo i shton përgjegjësi lojtarëve. Verdheblutë e kanë përballuar mirë presionin deri tani, por ndeshje të tilla tregojnë nëse ekipi ka maturinë e duhur për të menduar afatgjatë. Një fitore do të ishte një tjetër dëshmi e qartësisë së qëllimit dhe do ta mbante skuadrën të parën, ndërsa çdo rezultat tjetër mund të rihapë garën për kreun, edhe pse bëhet fjalë vetëm për javën e pestë.

BILANCI – Historia e fundit me durrsakët është në favorin e tyre, pasi në katër përballjet e fundit dhe të vetme në kampionat sezonin e kaluar, kanë marrë dy fitore dhe dy barazime. Njëkohësisht, sezonin e kaluar i eliminuan edhe nga Kupa e Shqipërisë pas një ndeshjeje dramatike që u vendos në shtesë. Ky bilanc e bën Teutën një kundërshtar të “lexuar” mirë nga verdheblutë, një skuadër që nuk ka arritur kurrë t’i thyejë dhe në njëfarë mënyre në Elbasan shihet si një “armë” plus. Gjithsesi, në futboll, statistikat nuk vendosin gjithçka, por ndikimi psikologjik i një bilanci të tillë është i padiskutueshëm. Lojtarët e Elbasanit zbresin në fushë me bindjen se mund të mposhtin Teutën, sepse këtë e kanë bërë tashmë disa herë. Nga ana tjetër, për durrsakët ekziston barra e një kompleksi të pashmangshëm: prej disa ndeshjesh nuk arrijnë të gjejnë çelësin për ta thyer këtë kundërshtar. Ky raport force nuk duhet të sjellë vetëkënaqësi te verdheblutë, por është një armë e fuqishme në aspektin moral, sidomos në një ndeshje ku presioni i kreut të tabelës është i pranishëm.

TEST PËR KONFIRMIM – Në fund të fundit, sfida me Teutën shihet edhe si një test për konfirmim për Elbasanin. Kryesimi pas katër javësh është një arritje jo e vogël, por në futbollin shqiptar shpesh është pikërisht ndeshja e pestë apo e gjashta ajo që tregon nëse një skuadër ka qëndrueshmërinë e duhur për të mbetur gjatë në krye. Për këtë arsye, dueli i së shtunës merr një vlerë të dyfishtë: jo vetëm për tre pikët, por edhe për të vërtetuar se verdheblutë janë gati të përballojnë presionin dhe të ruajnë ritmin. Një fitore ndaj durrsakëve do ta forconte idenë se Elbasani nuk është thjesht një surprizë e përkohshme, por një skuadër që ka potencialin të qëndrojë mes pretendentëve edhe në vazhdim. Për trajnerin dhe lojtarët, kjo ndeshje është një rast i mirë për të dërguar një mesazh të qartë: se kryesimi nuk është rastësi, por rezultat i punës, disiplinës dhe përkushtimit. Nga ana tjetër, çdo rezultat tjetër veç fitores nuk do të thotë fundi i botës, por do të sillte një “frenim” të vogël për ecurinë e verdhebluve.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Trajneri i Portugalisë vendos për Ronaldon, publikohen formacionet zyrtare të sfidës së Botërorit
Sport

Trajneri i Portugalisë vendos për Ronaldon, publikohen formacionet zyrtare të sfidës së Botërorit

23/06/2026
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonet 2026/2027, 2027/2028 dhe 2028/2029
Sport

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonet 2026/2027, 2027/2028 dhe 2028/2029

23/06/2026
“E vështirë pas ndërprerjes së ndeshjes së Francës”, Ahmati: Ky lojtar mund të fitojë Botërorin dhe të shpallet golashënues
Sport

“E vështirë pas ndërprerjes së ndeshjes së Francës”, Ahmati: Ky lojtar mund të fitojë Botërorin dhe të shpallet golashënues

23/06/2026
“Messi unik, gjithmonë i njëjti”, Duro: Kam qënë simpatizant i futbollit holandez, por…(VIDEO)

Zyrtare, klubi i Serie A firmos me Gatusson
Sport

Zyrtare, klubi i Serie A firmos me Gatusson

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës

Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës

23/06/2026
Trajneri i Portugalisë vendos për Ronaldon, publikohen formacionet zyrtare të sfidës së Botërorit

Trajneri i Portugalisë vendos për Ronaldon, publikohen formacionet zyrtare të sfidës së Botërorit

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al