• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dardanët zhvilluan stërvitjen e dytë, Sadriu e Hajrizi optimistë për fitore ndaj Sllovenisë

08/10/2025
Dardanët zhvilluan stërvitjen e dytë, Sadriu e Hajrizi optimistë për fitore ndaj Sllovenisë

Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, që zhvillohen më 10 dhe 13 tetor.

Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa Lumbardh Dellova u aktivizua vetëm në ushtrimet më të lehta për të shmangur ngarkesën. Stafi teknik u fokusua në aspektin taktik, me theks të veçantë në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm.

Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, derisa futbollistët po tregojnë përkushtim të lartë dhe dëshirë maksimale për të arritur fitore në ndeshjen e së premtes kundër Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Futbollistët Leard Sadriu dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur optimistë për sfidën ndaj sllovenëve, duke theksuar se ekipi është i motivuar dhe gati të japë maksimumin.

Sadriu ka vlerësuar se fitorja e fundit ndaj Suedisë ka ngritur ndjeshëm moralin e ekipit.

“Rezultati ndaj Suedisë ka treguar se kemi cilësi për t’u përballur me përfaqësuese të forta. Çdo ardhje e re në skuadër është rritje e cilësisë. E dimë që Sllovenia është kundërshtar i fortë, por besoj se kemi grup shumë të mirë dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”, ka deklaruar mbrojtësi i Argesit.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për përkrahje të madhe nga tifozët.

“Tifozët kanë rol të rëndësishëm për ne. Prania e numrit të madh të ‘Dardanëve’ do të jetë ndihmë e madhe për të dhënë maksimumin në fushë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, mbrojtësi i Sionit, Kreshnik Hajrizi, ka theksuar se atmosfera në kamp është shumë pozitive.

“Është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e Kosovës. Atmosfera është shumë e mirë dhe përgatitjet po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj të arrijmë rezultat të mirë ndaj Sllovenisë”, ka thënë Hajrizi.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të paraqitet me të njëjtin mentalitet si në ndeshjen ndaj Suedisë.

“Kemi reaguar mirë pas ndeshjes me Zvicrën. Duhet të hyjmë me të njëjtin mentalitet ndaj Sllovenisë dhe të synojmë tri pikët. Pa tifozë nuk jemi asgjë, prandaj presim përkrahje masive”, ka theksuar ai.

Stërvitjen e radhës, Dardanët e zhvillojnë të mërkurën, në orën 10:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova më 10 tetor do të përballet me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojë në Goteborg për ndeshjen kundër Suedisë. Një fitore në Prishtinë do të rriste ndjeshëm gjasat e Dardanëve për të siguruar së paku ‘play-off’-in drejt Kupës së Botës “SHBA, Meksikë & Kanada 2026”.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova, Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA
Sport

Kosova, Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA

14/05/2026
Mbledhja, FSHF bën propozimin për President të UEFA-s
Sport

Mbledhja, FSHF bën propozimin për President të UEFA-s

14/05/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Liverpool/ Qëndrim apo largim i Slot, trajneri s’ka dilema

14/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren
Sport

Sezoni i Tiranës në shifra, si e mbyllën bardheblutë

14/05/2026
Rritet ritmi për finalen, në Durrës hapin dyert për tifozët
Sport

Rritet ritmi për finalen, në Durrës hapin dyert për tifozët

14/05/2026
Brazili  beson te Ancelotti, zyrtarizohet rinovimi i kontratës
Sport

Brazili  beson te Ancelotti, zyrtarizohet rinovimi i kontratës

14/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Studimet e fundit: Akupunktura mund të lehtësojë migrenën dhe dhimbjet kronike

Studimet e fundit: Akupunktura mund të lehtësojë migrenën dhe dhimbjet kronike

15/05/2026
Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al