• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Snajperë, agjentë civilë dhe dronë/ Analiza e detajuar e gazetës zvicerane, sfida speciale Serbi-Shqipëri

11/10/2025
Snajperë, agjentë civilë dhe dronë/ Analiza e detajuar e gazetës zvicerane, sfida speciale Serbi-Shqipëri

Serbi-Shqipëri është më shumë se një ndeshje futbolli. Nga historia, deri tek sfida vendimtare e kësaj të shtune në Leskovac, Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung i kushtuar një artikull special kësaj sfide.

Artikulli:

Ndeshja e së shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës konsiderohet si një nga më të tensionuarat. Përveç rëndësisë sportive, ajo shihet si një test për atmosferën e Kampionatit Evropian që do të mbahet pas dy vitesh.

Ndeshja nuk do të zhvillohet në Beograd, por në qytetin e vogël Leskovac, ku stadiumi ka kapacitet vetëm 8 mijë e 100 vende. Nuk do të ketë sektor për tifozët shqiptarë, pasi biletat nuk janë hedhur në shitje të lirë. Qindra policë do të sigurojnë stadiumin, përfshirë snajperë, agjentë civilë dhe ekspertë për dronë, masa që synojnë të shmangin përsëritjen e incidentit të vitit 2014.

Incidenti i dronit dhe pasojat e vitit 2014

Në ndeshjen e kualifikimeve për Euro 2016, tifozët serbë hodhën gurë mbi autobusin e ekipit shqiptar dhe fishkëllyen himnin kombëtar. Në minutën e 42-të, një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” fluturoi mbi fushë, duke shkaktuar përleshje mes lojtarëve. Ndeshja u ndërpre, por pasojat u ndjenë gjerësisht: në Prishtinë pati festime, në zonat kufitare u dogjën flamuj, dhe vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd u shty.

Futbolli si vazhdim i konfliktit historik

Në qendër të konfliktit qëndron Kosova, e banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj që nga viti 2008. Tifozët serbë shpesh shfaqin simbole të “Serbisë së Madhe” dhe glorifikojnë figura historike si Milos Obiliç, ndërsa shqiptarët këndojnë për luftëtarët e UÇK-së dhe promovojnë idenë e një kombi të bashkuar shqiptar në rajon.

Provokime në arenën ndërkombëtare

Pas një ndeshjeje në Euro 2024, lojtari shqiptar Mirlind Daku përdori megafonin për të thirrur “Fuck Serbien”, gjë që solli pezullimin e dy ndeshjeve. Ndërkohë, Federata Serbe e Futbollit u gjobit pasi tifozët tentuan të digjnin një flamur shqiptar në një ndeshje kundër Zvicrës.

Menaxhimi i tensioneve dhe shpresat për bashkëpunim

Ndeshja e parë e kualifikimeve për Kupën e Botës mes dy vendeve përfundoi pa incidente. Në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk shiti bileta për grupet e tifozëve, por i zgjodhi fituesit përmes shortit nga 200 mijë aplikime. Tifozët protestuan me pankarta: “Na merrni biletat, na sillni policinë, por zemrën që rreh për Shqipërinë nuk mund ta vrisni.”

Euro 2027: Një mundësi për afrim apo përplasje?

UEFA ka vendosur që Kampionati Evropian U-21 i vitit 2027 të zhvillohet në Serbi dhe Shqipëri, me ndeshjen hapëse në Novi Sad dhe finalen në Tiranë. Armand Duka, president i Federatës Shqiptare dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka qenë promotori kryesor i këtij bashkëpunimi.

Ndërsa zyrtarët sportivë dhe diplomatikë e shohin turneun si një hap drejt afrimimit dhe pjesë të iniciativës “Ballkani i Hapur”, grupet nacionaliste e kundërshtojnë ashpër. Tifozë shqiptarë kanë lyer me bojë të kuqe selinë e federatës dhe kanë publikuar foto të krimeve serbe në Kosovë, me mesazhin: “Nuk bashkëpunojmë me vrasësit.”

Nëse Euro 2027 do të zhvillohet realisht në të dy vendet, kjo do të varet nga marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ndeshja e kthimit këtë të shtunë është një tregues i qartë për këtë perspektivë.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Gjoba për të gjithë, e pëson Tirana, vendimet e Disiplinës

09/01/2026
Komisioni i Disiplinës merr vendimet, gjobiten klubet e Superiores
Sport

Gjoba për të gjithë, e pëson Tirana, vendimet e Disiplinës

09/01/2026
Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin
Sport

Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin

09/01/2026
ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani
Sport

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026
NBA/ Shtyhet Chicago-Miami, Minesota “thyen” Cleveland, fiton Utah
Sport

NBA/ Shtyhet Chicago-Miami, Minesota “thyen” Cleveland, fiton Utah

09/01/2026
ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani
Sport

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky banor do të bëhet sot pjesë e shtëpisë së “BBVK”

09/01/2026
I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al