• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vllaznia me shumë yje dhe vetëm një lider, Bekim Balajn – Balkanweb.com – News24

16/10/2025
Vllaznia “fluturon” lart, tani shkodranët synojnë turin e tretë në Evropë

Pavarësisht afri meve të shumta dhe cilësore tek Vllaznisë gjatë verës me emra si, Bismark, Kastrati, Kallaku apo edhe të tjerët, lideri tek kuqeblutë ngelet përsëri u njëjtë. Fjala është për Bekim Balajn, me sulmuesin i cili duket se vitet që mbart mbi shpatulla i ka thjesht numra. Kjo, pasi performanca e tij në fushën e lojës është gjithmonë e spikatur e duke qenë kështu jo vetëm futbollisti kryesor tek Vllaznia, por ndoshta edhe më i kryesori në mbarë kampionatin shqiptar.

Fituesi i “këpucës së artë” dhe topit të artë të sezonit të shkuar në Superiore edhe këtë edicion po tregon vlerat e tij. Ku nga 11 golat e shënuar nga Vllaznia, që është edhe sulmi më i mirë i kampionatit, 4 prej tyre mbajnë firmën e 34-vjeçarit. I cili aktualisht udhëheq garën e golashënuesve dhe duket se do jetë sërish pretendenti kryesor për fitimin e çmimit si shënuesi më i mirë në fund të sezonit 2025-26. Që do ishte i treti radhazi për ish-sulmuesin e Rijekas, që do vendoste një rekord në futbollin tonë. Por, jo vetëm golat janë ato që dallojnë Balajn, pasi edhe lufta sportive e grinta janë karakteristika që shoqërojnë shtatlartin.

Vlera që i përçon më së miri në fushë dhe tek shokët e skuadrës si kapiten që është. Prandaj edhe në rastet ku nuk ka shënuar, Balaj ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Vllazninë. Me kuqeblutë që “vuajnë” shumë në rastet kur numri “9-të” mungon, fakt që u vu re edhe në disa ndeshje të sezonit të shkuar. E me një Balaj në formë e të motivuar, shkodranët kanë një “armë” plus në krahasim me skuadrat e tjera në garën për kreun dhe titullin kampion në fund të sezonit.

OPSIONET – Me rikthimin e kampionatit këtë fundjavë, ku do luhen edhe ndeshjet e javës së 7-të, Vllaznia do ketë ekipin thuajse 100% të plotësuar. Me shkodranët të cilët kanë rikuperuar disa nga elementët e tyre të skuadrës gjatë këtyre ditëve të pushimit. Kështu vetëm Elmando Gjini do jetë një mungesë për trajnerin Martini në transfertën e Ballshit ndaj Bylis.

Kjo për shkak se mbrojtësi e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë e kësisoj do jetë i pezulluar për këtë takim. Por, plotësimi i skuadrës duket se sjell opsione të shumta për stafin teknik të kuqebluve, që duhet të bëjë zgjedhjet në prag të duelit me mallakastriotët.

Kështu opsionet për Martinin janë shtuar që nga porta e deri në sulm, ku duke filluar me rikthimin e portierit Jukaj. I cili tashmë patjetër do “duelojë” me Pohls, për të rifituar fanellën e titullarit në katërkëndor. Edhe në mbrojtje pavarësisht mungesës së Gjinit, opsionet janë disa për të zëvendësuar 23- vjeçarin. Duke nisur nga Kuros, që duket se ka kaluar momentin “jo”, me mbrojtësin që shënoi edhe në një takim miqësor brenda familjes kundër Vllaznisë B. Gjithashtu edhe mesfusha duket më e plotë me rikthimin e mundshëm edhe të Klinti Qatos.

Pavarësisht se në këtë repart opsionet nuk mungojnë aspak për Martinin, duke qenë se është edhe reparti më i mbipopulluar në skuadër. Dhe mundësitë për të zgjedhur janë të shumta për trajnerin shkodran. Edhe në sulm me kalimin e dëmtimit të Bismark, ofensiva kuqeblu bëhet më e “frikshme”.

Ku ganezi patjetër që së bashku me Balajn i japin një potencë tjetër vijës së parë sulmuese të shkodranëve. Në këtë mënyrë mundësia për të zgjedhur futbollistë është e madhe në radhët e kuqebluve, që siç është theksuar edhe më parë, këtë edicion duken se janë skuadra më e plotësuar në kampionat. Ku pavarësisht çdo mungese që mund të ketë ekipi, opsionet për ta zëvendësuar janë të shumta.

© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

23/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al