• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

McLareni është në qendër të kritikave: Preferojnë Norrisin

18/10/2025
McLareni është në qendër të kritikave: Preferojnë Norrisin

Kanë mbetur vetëm gjashtë gara dhe tre sprinte, deri në përfundimin e Kampionatit Botëror të Formulës 1, ndërsa fokusi kryesor është te rikthimi i mundshëm i Maks Vershtapenit. Pas dy fitoreve dhe një vendi të dytë, kampioni në fuqi është 63 pikë prapa Oskar Piastrit. Australiani i MekLarenit kryeson aktualisht me 22 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Lando Norris.

Në letër duket se gjithçka është në dorën e “papaja”-ve, të cilët kanë siguruar titullin e dytë radhazi të konstruktorëve, por në Formula 1 gjithçka është e mundur, dhe gjithnjë e më shumë po shtohen dyshimet rreth ekipit të britanik. Ka një faktor të qartë të rënies së performancës, me MekLarenin që duket se nuk po e mban ritmin e shkëlqyer të gjysmës së parë të sezonit. Por ka edhe çështje të brendshme që po krijojnë paqartësi në kampin britanik.

Rregullat “papaja” po duken gjithnjë e më të brishta, siç u pa në Singapor, ku përplasja mes Norrisit dhe Piastrit solli tension, dhe gjithashtu mbeten pa sqarim shumë pikëpyetje nga nisja e atij çmimi të madh në Azinë Juglindore, apo dhe “lojërat e dyshimta” në Itali me ndalesën e ngadaltë të Norrisit. Disa zëra me përvojë në F1 sugjerojnë se kemi të bëjmë me favorizim. “MekLaren, nuk e kuptoj pse, por duket se preferon Lando Norrisin”, deklaron Mario Andreti, kampioni i botës me Lotus në vitin 1978 dhe një nga figurat më me peshë në historinë e këtij sporti. “Më pëlqen Piastri për guximin që ka, është më i qetë dhe ka një qasje më të matur”, shton amerikani gjatë një interviste për “Corriere”.

Në bazë të precedentëve, favorizimi i një piloti ose mungesa e kontrollit të situatave të brendshme rrallëherë japin rezultate pozitive. Vetë MekLaren e ka ndjerë këtë në kurriz në vitin 2007, kur nën drejtimin e Ron Denis, ekipi u përqendrua te debutuesi Luis Hamilton, duke lënë në hije yllin e tyre të ri, kampionin e dyfishtë Fernando Alonso. Situata doli jashtë kontrollit, me përplasje të hapura brenda dhe jashtë pistës.

Kulmi arriti në Hungari, ndërsa sezoni përfundoi me titullin që shkoi për Kimi Raikonenin dhe Ferrarin. MekLaren e di mirë se çfarë nuk duhet të përsërisë. Lajmi i mirë për ta është që ende kanë një avantazh ndaj Vershtapenit dhe disa pista të favorshme në calendar, përfshirë garën e kësaj fundjave në Ostin. “Kemi një mundësi të mirë për të vazhduar me grumbullimin e pikëve. Është një nga pistat e preferuara të pilotëve dhe do të bëjmë maksimumin”, u shpreh Andrea Stela, shefi i ekipit portokalli.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit
Sport

INTERVISTA/ “Egnatia të bëjë kujdes, lufta për titull e hapur”, analiza e Duros: Partizanit nuk i lejohen gabime, Tirana të besojë te mrekullia e shpëtimit (VIDEO)

26/12/2025

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al