• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Irini Qirjako: Nënës i përulem 100 herë, në shtëpinë tonë këndohej

21/10/2025
Irini Qirjako: Nënës i përulem 100 herë, në shtëpinë tonë këndohej

Në emisionin “A Show”, këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako rikthehet përballë publikut me një rrëfim të sinqertë mbi rrugëtimin e saj artistik dhe jetën përtej skenës. Artisja që prej dekadash është bërë sinonim i muzikës shqiptare, flet për rrënjët, dashurinë ndaj publikut dhe për artin që, siç thekson ajo, “nuk njeh kohë”.

E diplomuar në Akademinë e Arteve, Qirjako ka qenë për vite me radhë soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, duke përfaqësuar Shqipërinë në shumë festivale ndërkombëtare nga Evropa në Amerikë. Me një karrierë që ka kaluar kufijtë, ajo është nderuar me çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare dhe konsiderohet një nga zërat më përfaqësues të artit shqiptar në botë.

Gjatë bisedës me moderatorin Adi Krasta, Qirjako ndalet tek fillimet e saj, duke kujtuar se ishte fëmija më i madh në familje dhe gjithmonë kishte dëshirën për të ndjekur pasionin e vet. Sipas saj, dashuria për muzikën ka qenë e lindur, pasi që në fëmijëri e ndjente fort lidhjen me artin dhe këngën.

Artistja tregon se në familjen e saj muzika ka pasur vend të veçantë. Babai dhe gjyshi i saj këndonin shpesh në festa familjare e fetare, ndërsa këngët polifonike dhe ato me saze ishin pjesë e traditës së përditshme. Ajo kujton se në shtëpinë e tyre këndohej në çdo rast gëzimi, në Pashkë, Krishtlindje apo festa lokale,dhe vallëzohej me kostume popullore të fshatit.

Në rrugëtimin e saj artistik, Qirjako ka treguar gjithmonë përkushtim dhe disiplinë. Ajo kujton vitet e studimeve në Akademinë e Arteve, kur çdo ditë zgjohej herët për të ushtruar në piano ose në fizarmonikë. Me zërin e saj mezo-soprano dhe pasionin e pashuar për punën, ajo ka arritur të krijojë një identitet të veçantë në skenën shqiptare.

Një rol të rëndësishëm në formimin e saj, sipas këngëtares, e ka pasur nëna. Qirjako e përshkruan si një grua me autoritet dhe forcë të madhe karakteri, që i mësoi përkushtimin ndaj mësimeve dhe respektin për njerëzit. Ajo shprehet se mirënjohja për nënën e ndjek kudo, duke e konsideruar si figurën që i ka dhënë bazat e suksesit.

Në pjesën më personale të intervistës, këngëtarja ndalet tek marrëdhëniet njerëzore dhe raporti me publikun. Sipas saj, lumturia më e madhe për një artist është dashuria dhe përkrahja që merr nga publiku, sepse ai është vlerësimi më i sinqertë dhe më i çmuar.

Më tej, Irini Qirjako ndalet tek trashëgimia shpirtërore e muzikës polifonike shqiptare, duke theksuar se ajo përbën një pasuri të rrallë që duhet mbrojtur. Sipas saj, rreziku i zhdukjes së polifonisë është real, prandaj është e nevojshme që ajo të përfshihet edhe në sistemin arsimor, në mënyrë që brezat e rinj ta njohin dhe ta ruajnë këtë traditë të vyer.

Irini Qirjako:

Unë kam qenë më e madhja nga fëmijët.
Unë e kam kërkesa, doja të bëja atë që më pëlqente dhe që ndjeja fuqishëm, artin, këngën, e doja që e vogël.

Në këtë familje këndonte babi dhe gjyshi im, babai i babait.
Këndonim kur ishin Pashkët, Krishtlindjet, dhe bëhej festa në kishë atje, kërcëheshe me ato kostumet popullore të fshatit, këndoheshin këngë polifonike shumë dhe me saze këndoheshin ca këngë të bukura.

Unë kam qenë mezo-soprano dhe kam pasur zë të fuqishëm.
Në kohën kur unë kam studiuar, të rrish mbi instrument duhej me orë të tëra. Çohesha në mëngjes herët që të zija pianon e para, që të studioja, ose çohesha, kapja fizarmonikën, se i dashuroja të dyja këto instrumente, dhe rrija me orë të tëra.

Kishte autoritet nëna ime, dhe për këtë, atje në qiell ku është, i përulem 100 herë, sepse autoriteti që kishte ajo më bëri mua që të isha një vajzë e shkëlqyer, e përkushtuar për mësime, për njerëzit, të isha e edukuar, të isha studiuese.

Nxitur nga pyetja e Krastës, Irini shprehet: Unë do jem një vjehrrë e mirë, tolerante, tjetër gjë neve tani.
Për artistin, lumturia më e madhe është kur e do publiku dhe e përkedhel publiku dhe e ngre publiku në piedestal. Kjo është lumturia më e madhe e artistit.

Moderatori e pyeti sërish nëse ka ndonjë frikë për zhdukjen e polifonisë, dhe Qirjako shprehet se është e frikë për t’u zhdukur, pasi duhet të mësohet edhe në shkollë./ Syri Tv

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al