• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Arsenal perfekt në Champions, por Arteta nuk feston: Dua më shumë (VIDEO)

05/11/2025
Arsenal perfekt në Champions, por Arteta nuk feston: Dua më shumë (VIDEO)

Pas shumë vitesh “letargji”, tifozët e Arsenal ëndërrojnë një vit me trofe, kjo pasi ekipi i Arteta vijon sezonin perfekt në çdo turne. Jo vetëm kreu i Premier League, “topçinjtë” po shkëlqejnë edhe në Champions, 4 ndeshje 12 pikë të plota, për më tepër janë i vetmi ekip që nuk ka pësuar asnjë gol, 11 të shënuar. Arsenal kaloi me lehtësi edhe Slavia e Pragës, triumfoi 0-3 në transfertën çeke.

Në minutën e 32-të, pas rishikimit në VAR, gjyqtari i takimit akordoi penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Saka u tregua i saktë duke kaluar Arsenal në avantazh.

Në fraksionin e dytë, stafetën e mori Merino, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në minutën e 46-të, Trossard futi një top të bukur në zonë, aty ku në shtyllën e parë Merino devijoi saktë në kuadrat. Në të 68-tën, Merino përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit dhe me kokë kompletoi “dopietën” e tij personale dhe të tretin për Arsenal.

Pavarësisht suksesit të pastër 0-3, Arteta nuk është i kënaqur plotësisht: “Duam më shumë. Mund të përmirësohemi ende dhe t’i bëjmë gjërat më mirë. Ky është mentaliteti që duhet të kemi. Nuk jam aspak i lumtur, mund të bëjmë më mirë, edhe ndaj Slavia Pragës mund të bënim më mirë”, u shpreh Arteta.

Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Tottenham, me “gjelat” që triumfuan 4-0 përballë Copenhagen. Brennan Johnson realizoi golin e parë në minutën e 19-të. Në fraksionin e dytë, Odebert dyfishoi shifrat, por për të ndërlikuar këtë sfidë për Tottenham mendoi Johnson që u ndëshkua me karton të kuq. Pavarësisht se me një lojtar më pak në fushë, “gjelat” realizuan edhe dy gola të tjerë Van de Ven dhe Palhinha-n. Në fund, Richarlison humbi dhe një penallti. Me 8 pikë në 4 ndeshje, Tottenham renditet provizorisht në vendin e 7-të.

()

Related Posts

“Mbret” në lojën e ndalur, Arsenal shkakton debat: Inovacion taktik, apo futboll më pak spektakolar
Sport

Mbrojtësi i Arsenalit nuk ia del, mungon në finalen e Champions

12/05/2026
Sport

Disfata u kushton shtrenjtë verdhebluve, Tirana prish planet e titullit në Elbasan Humbja ndaj Tiranës dhemb më shumë se çdo tjetër për Elbasanin. Jo vetëm sepse erdhi në shtëpi, përpara tifozëve verdheblu, por mbi të gjitha sepse i hoqi ekipit mundësinë që të shpallej kampion i kampionatit të rregullt në javën e fundit. Elbasanasve do t’u mjaftonte edhe një ba…

12/05/2026
Vlerësim për dy gjyqtarë shqiptarë, përzgjidhen nga UEFA për fazën finale të kompeticionit europian
Sport

Vlerësim për dy gjyqtarë shqiptarë, përzgjidhen nga UEFA për fazën finale të kompeticionit europian

12/05/2026
Totoshi pret dhe Ibraimi vulos, dy heronjtë e Elbasanit në Kupë
Sport

Disfata u kushton shtrenjtë verdhebluve, Tirana prish planet e titullit në Elbasan

12/05/2026
“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet, biletat shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”
Sport

“Final Four”/ Përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet, biletat shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”

12/05/2026
Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës së 21-të
Sport

Vllaznia “tremb” rivalët, në Final 4 me sulmin më të shpërndarë të kampionatit

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rozana Radi thyen heshtjen me një mesazh të fortë: Nuk do flas, do veproj

Rozana Radi thyen heshtjen me një mesazh të fortë: Nuk do flas, do veproj

12/05/2026
“Mbret” në lojën e ndalur, Arsenal shkakton debat: Inovacion taktik, apo futboll më pak spektakolar

Mbrojtësi i Arsenalit nuk ia del, mungon në finalen e Champions

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al