Një akt simbolik dhe me vlera të mëdha komunikimi ndërkulturor, që pasqyron frymën moderne të diplomacisë së qytetarisë, ku ambasadori shfaqet si një ambasador i njerëzve, jo thjesht nje diplomat vetëm i shtetit.
Ambasadori i Shqipërisë në Austri Fate Velaj ka çelut dyert e Ambasades për banorët e lagjes ku ndodhet në Vienë për t’i njohur ata me Shqipërinë.
Sipas ambasadorit Velaj, kjo mënyrë e veçantë komunikimi me fqinjët ka nisur vitin e kaluar dhe është mirëpritur nga vetë banorët dhe po kthehet në një praktikë të përvitshme.
Të interesuar për të mësuar më shumë mbi vendin tonë, nëpërmjet guidave dhe dokumentarëve të shfaqur, banoret e lagjes patën mundësinë të njiheshin nga afër me historinë, zhvillimet, traditat dhe mikpritjen shqiptare, turizmin si dhe me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, thotë ambasadori z. Fate Velaj.
Natyrisht që kjo vizitë miqësore dhe informative për Shqipërinë dhe u shtoi atyre kureshtjen për ta vizituar dhe përjetuar më nga afër vendin tonë.
Vetë kryetarja e Bashkisë nr. 4 të Vjenës, në territorin e së cilës ndodhet ambasada jonë, u shpreh se: “Ambasada e Shqipërisë, është pa dyshim ndër më aktivet në Vjenë dhe me një profil të cilësuar qartë kulturoro-diplomatik dhe për këtë, i falënderoi përzemërsisht stafin”.
Lagjia ku ndodhen Ambasada e Republikës së Shqipërisë është një nga zonat e kryeqytetit austriak ku janë vendosur rezidencat e disa vendeve më të rëndësishme.
Aktin simbolik dhe diplomatik i ambasadorit Fate Velaj ësbtëi një gjest të veçantë dhe modern të diplomacisë publike, që shkon përtej formave tradicionale të përfaqësimit shtetëror. Duke hapur dyert e Ambasadës për banorët e lagjes ku ndodhet në Vjenë, ambasadori ka realizuar transformimin e hapësirës zakonisht të mbyllur në një urë miqësie, duke e bërë Shqipërinë më të afërt e të kuptueshme për komunitetin vendas.










