• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

ASAP Rocky përballet me padi prej 1 milion eurosh, pas përmbytjes që shkatërroi apartamentin e fqinjit

07/11/2025
ASAP Rocky përballet me padi prej 1 milion eurosh, pas përmbytjes që shkatërroi apartamentin e fqinjit

Reperi i njohur amerikan dhe partneri i Rihannës, ASAP Rocky, po përballet me një padi të majme prej rreth  1 milion eurosh, pasi një përmbytje në apartamentin e tij në New York ka shkaktuar dëme të mëdha në banesën e fqinjit poshtë tij.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga Daily Mail, incidenti ka ndodhur në dhjetor 2024, kur punëtorët e kompanisë ADE Pro Painting, të kontraktuar nga reperi, hapën dritaret për të ajrosur hapësirën gjatë punimeve. Kjo ka bërë që temperaturat e ulëta të ngrijnë tubat e ujit, duke shkaktuar më pas një shpërthim të tyre dhe përmbytje masive në apartamentin poshtë.

Pronari i dëmtuar pretendon se përmbytja e ka bërë banesën e tij tërësisht të pabanueshme, ndërsa dëmet materiale arrijnë në rreth 610 mijë euro, përfshirë pajisjet, mobiliet dhe sendet personale. Përveç kësaj, ai ka shpenzuar edhe 173 mijë euro për akomodim të përkohshëm.

Në padi, përgjegjësia i atribuohet vetë ASAP Rocky-t, kompanisë së punimeve ADE Pro Painting, si dhe bordit të ndërtesës. Kërkohet kompensim minimal prej 780 mijë euro nga reperi dhe kompania e punimeve dhe 173 mijë euro nga bordi i ndërtesës.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të trazuar për artistin, i cili vetëm pak muaj më parë u lirua nga akuzat për armëmbajtje pa leje. Aktualisht, ai është rikthyer në jetën familjare, duke u përqendruar tek partnerja e tij Rihanna, dy djemtë dhe vajza e tyre, Rocki Irish Mayers.

Related Posts

Pse Taylor Swift shkroi një nga hitet më të mëdha kur ishte e zemëruar?
Paparazzi

Pse Taylor Swift shkroi një nga hitet më të mëdha kur ishte e zemëruar?

28/04/2026
Barry Keoghan flet për herë të parë për akuzat e tradhtisë ndaj Sabrina Carpenter
Paparazzi

Barry Keoghan flet për herë të parë për akuzat e tradhtisë ndaj Sabrina Carpenter

28/04/2026
E rëndë në Nevada: aktori i famshëm dënohet për abuzime seksuale ndaj të miturave
Paparazzi

E rëndë në Nevada: aktori i famshëm dënohet për abuzime seksuale ndaj të miturave

28/04/2026
La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia
Paparazzi

La të dashurin për Indrin, Vanesa: U qëndroj ndjenjave të mia

28/04/2026
Reagon për herë të parë Jimmy Kimmel pas skandalit me shakanë për Melania Trump
Paparazzi

Reagon për herë të parë Jimmy Kimmel pas skandalit me shakanë për Melania Trump

28/04/2026
Agon Amiga zbulon për herë të parë portretin e vajzës!
Paparazzi

Agon Amiga zbulon për herë të parë portretin e vajzës!

28/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Taylor Swift shkroi një nga hitet më të mëdha kur ishte e zemëruar?

Pse Taylor Swift shkroi një nga hitet më të mëdha kur ishte e zemëruar?

28/04/2026
Finalja e parakohshme e Champions, dalin formacionet zyrtare PSG-Bayern

Finalja e parakohshme e Champions, dalin formacionet zyrtare PSG-Bayern

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al