Mes raportimeve te sotme ne media per ngjarjen e rende te vrasjes ne Greqi te te riut nga Tepelena, Sulo Halili, pati edhe nje raportim sikur edhe nena e tij kishte nderruar jete.
Por ky raportim rezulton i pavertete. Mes mediave te shumta qe e kishin botuar kete lajm ishte dhe Argjiroja.net
Por pas komunikimit me familjare te te ndjerit, na u be me dije se raportimi per nenen e 27-vjecarit ishte i rreme. Ne i kerkojme ndjese familjes dhe lexuesve tane per ripublikimin e ketij lajmi te marre nga media te tjera.
Nuk ka qene synimi yne kurrsesi jo qe te shqetesojme me tej familjen Halili dhe as te servirim per lexuesit tane nje lajm te pavertete.
Megjithate nxitimi yne per publikimin e ketij lajmi te pavertete ishte gabim dhe ne kerkojme ndjese.








