• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elbasani makineri e qetë, golat e huaj mbajnë kreun

14/11/2025
Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Elbasani po kalon një periudhë pozitive në kampionat, që e ka vendosur me meritë në krye me 23 pikë, po aq sa edhe Vllaznia.

Pas një fillimi të kujdesshëm, verdheblutë kanë gjetur ekuilibrin e duhur mes mbrojtjes solide dhe efikasitetit në sulm. Statistikat tregojnë se skuadra di të fitojë edhe ndeshje të vështira, me rezultate minimale, por edhe të dominojë kur ritmi i lojës është në anën e saj.

Grupi i ndërtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç është përmirësuar në çdo javë, duke krijuar një identitet të qartë loje. Skuadra shfaqet kompakte në mbrojtje dhe mjaft e rrezikshme në kundërsulm, ndërsa shfrytëzimi i mirë i episodeve ka qenë një nga armët kryesore. Ndeshja e ardhshme me Dinamon shihet si një test tjetër për të matur forcën dhe qëndrueshmërinë e ekipit në vazhdimësi.

GOLAT E HUAJ – Në 11 javët e para të kampionatit, Elbasani ka realizuar 13 gola, duke qenë sulmi i dytë më i mirë pas Vllaznisë. Shënon ndoshta pak, por atëherë kur duhet. Pas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, ajo që bie më shumë në sy është se pjesa më e madhe e tyre mbajnë firmën e lojtarëve të huaj. Kjo tregon qartë ndikimin që afrikanët dhe lojtarët e ardhur nga jashtë po kanë në lojën e verdhebluve. Më konkretisht, Ibrahima Diallo është shënuesi më i mirë me 4 gola, një futbollist që po konfirmon instinktin e tij të natyrshëm para portës. Ai ka shënuar gola të rëndësishëm, shpesh në momente kyçe të ndeshjeve, duke u kthyer në një pikë referimi për gjithë repartin ofensiv. Pas tij vjen Blaise Tsague, me 3 realizime, një lojtar që dallon për shpërthimin dhe shpejtësinë, ndërsa Ze Gomesh e ka plotësuar “trion afrikane” me një tjetër gol të rëndësishëm. Përveç kontributit në finalizim, këta futbollistë kanë sjellë freski, lëvizshmëri dhe agresivitet në zonën kundërshtare. Fakti që gati dy të tretat e golave janë shënuar nga lojtarë të huaj, tregon se Elbasani ka fituar shumë nga përvoja ndërkombëtare dhe fizikaliteti i tyre, duke i dhënë skuadrës dimensione të reja në fazën sulmuese. Madje, edhe autogoli i vetëm mban “firmën” e një të huaji, të Rodrigues, në ndeshjen hapëse me Flamurtarin.

GOLAT SHQIPTAR – Megjithëse të huajt kanë spikatur, lojtarët shqiptarë kanë qenë po ashtu të pranishëm në tabelën e shënuesve, duke treguar se Elbasani nuk varet vetëm nga afrikanët. Fatjon Bunjaku, sulmuesi nga Kosova, ka realizuar dy gola, duke i dhënë skuadrës pikët që i duhen për të mbajtur ritmin e kreut. Ndërkohë, Kristi Qose dhe Xhonatan Lajthia kanë shënuar nga një gol, duke ardhur përpara edhe nga prapavija ose fazat e dyta të aksioneve. Kjo shpërndarje e golave në disa emra tregon se Elbasani ka një lojë kolektive të mirëorganizuar, ku finalizimi nuk është i kufizuar vetëm te një lojtar. Kjo është një nga arsyet pse ekipi ka ruajtur vazhdimësinë në rezultate: çdo lojtar që aktivizohet e di rolin e vet dhe mund të ndihmojë në momente vendimtare.

KUSH PRITET TË SHPËRTHEJË? – Në aspektin ofensiv, Elbasani ka ende rezerva për t’u shfrytëzuar. Dy emra për të cilët pritet më shumë në vijim janë Arsen Lleshi dhe Roei Ben Shimon. Lleshi, pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë dhe po fiton minuta pak nga pak. Ai ka potencial për t’u bërë një alternativë e rëndësishme në majë të sulmit, falë përvojës dhe nuhatjes për gol. Nga ana tjetër, izraeliti Ben Shimon ka pasur pak hapësira për shkak të formës së mirë të Diallos e Tsague-së, por shihet si një aset i vlefshëm për ndeshjet që vijnë. Stafi teknik e vlerëson për teknikën dhe lëvizjet inteligjente, dhe me gjasë, ai do të ketë rolin e vet në fazën e dytë të kampionatit. FSDDG


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci
Sport

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore
Sport

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers
Sport

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës
Sport

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al