• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përsëritet situata, Da Silva larg skuadrës te Partizani. Çfarë po ndodh në kampin e kuq

15/11/2025
Përsëritet situata, Da Silva larg skuadrës te Partizani. Çfarë po ndodh në kampin e kuq

Viktor Da Silva është mungesa që ka rënë në sy përgjatë tri ndeshjeve të fundit te Partizani. Braziliani që u afrua në verë nuk është vendosur në dispozicion të trajnerit Kërnaja, i cili prej më tepër se një muaji po punon me stafin e tij tek ekipi i parë. “Panorama Sport” mëson se Da Silva reklamoi probleme me gjurin, për këtë prej shumë ditësh nuk qëndron i bashkuar me pjesën tjetër të grupit.

KËRNAJA- Trajneri i “demave” e preferoi për herë të parë si titullar Da Silvën, që me Milinkoviç nuk kishte pasur hapësira të shumta. Më saktë në katër ndeshje luajti vetëm 81 minuta. Aktivizimi i tij i parë si titullar nga Kërnaja, erdhi që në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Më pas në takimin e radhës me Egnatian, nuk mori asnjë minutë dhe qëndroi në stol. Nga data 29 tetor ku u luajt derbi me Dinamon dhe deri te sfidat me Vorën dhe Teutën, Da Silva nuk ka qenë i gatshëm për skuadrën as si zëvendësues.

SHQETËSIMI- Problemet me gjurin duket se kanë ndikuar, që braziliani të humbasë ndeshje të rëndësishme. Për këtë edhe nuk ishte në dispozicion të skuadrës, pikërisht atëherë kur nevojitej më tepër. Duhet thënë se 30-vjeçari po punon i diferencuar aktualisht, me objektivin për të qenë gati ndaj Vllaznisë. Përballë kuqebluve qëndron si “ish”, pasi pikërisht ata e sollën në Shqipëri në vitin 2020.

E NGJASHME- Da Silva kalonte një situatë të ngjashme te Partizani në sezonin 2022/23, kur të kuqtë fitonin titullin kampion. Shqetësimet që reklamonte e penguan për disa ndeshje në të njëjtën periudhë të sezonit. Ndërkohë në pjesën e dytë u kthye në lojtar kyç për fitimin e titullit. Mori minuta në 26 ndeshje dhe ia doli të shënojë 13 gola si dhe të asistojë pesë të tjerë. Prej atëherë këto statistika nuk janë përsëritur nga një tjetër futbollist i Partizanit. Ndarja me klubin e kuq erdhi në edicionin pasardhës, pasi Da Silva nuk pati marrëdhënie të mirë fillimisht me Zoran Zekiç. Ishdrejtori sportiv Arbër Abilaliaj qëndronte në krye si trajner pas largimit të kroatit, dhe Da Silva mori valixhet në dhjetorin e vitit 2023.

KONTRATA- Partizani e prezantoi Da Silvën si transferim surprizues, para zyrtarizimit të Mladen Milinkoviç. Da Silva firmosi për një edicion, me opsion rinovimi edhe një tjetër. Me këtë ritëm duket e vështirë që bashkëpunimi të vazhdojë. Hapësirat për Da Silvën nuk janë parë të shumta, po ashtu as kontributi i tij në fushën e blertë. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë përmbysje të situatës që shfaqet. 30-vjeçari është futbollisti i dytë me moshë më të madhe në skuadër, pas kapitenit Alban Hoxha.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid
Sport

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid

18/10/2026
Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit
Sport

Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

18/10/2026
Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin

18/10/2026
Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione – Balkanweb.com – News24
Sport

Abissnet Superiore/ Tirana vijon momentin pozitiv, vjen fitorja e parë sezonale për Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

18/10/2026
Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin – Balkanweb.com – News24
Sport

Legjionarët/ Manaj dhe Uzuni golat kuqezi, Rey nuk ndalet me Sivasspor, goli i Myrto Uzuni-t nuk vlen për Austin – Balkanweb.com – News24

18/10/2026
Inter përmbys Bolognan, zikaltërit dhurojnë spektakël në kampionat
Sport

Inter përmbys Bolognan, zikaltërit dhurojnë spektakël në kampionat

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

Komiteti i Helsinkit ngre alarmin për dhunën ndaj të miturve

18/10/2026
Forcat RENEA zbarkojnë në bulevard

Forcat RENEA zbarkojnë në bulevard

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al