• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bëri “bingo” në Las Vegas, Verstappen: Tani shihemi në Katar

24/11/2025
Bëri “bingo” në Las Vegas, Verstappen: Tani shihemi në Katar

Maks Vershtapen del nga Las Vegasi me një skenar që edhe me laps e letër në dorë nuk do ta realizonte më të mirë. Piloti i Red Bullit shkëlqeu në garë, duke fituar Çmimin e Madh, ndërsa dy rivalët e tij të MekLarenit, Lando Norris dhe Oskar Piastri nuk morën asnjë pikë, pasi u skualifikuan për shkak të shkeljeve në makinë. “Shkoi gjithçka mirë. Pas provave nuk isha plotësisht i sigurt se si do të silleshin gomat.

Në start nuk e di kurrë çfarë mund të ndodhë. Unë u nisa mirë, ndërsa Norris u përpoq të mbrohej dhe shkoi gjatë në frenim, ndaj munda të përfitoja dhe për mua ishte perfekte! U përpoqa të gjeja ritmin tim, pashë që gjithçka ishte nën kontroll dhe vazhdova të shkëputesha. Kjo garë zakonisht është e vështirë për ne për shkak të degradimit të gomave, por sot i kishim të gjitha në dorë.

Kisha ritëm, munda të shtyja fort dhe u ndala në ‘pit-stop’ në mes të garës. Gjatë gjithë kohës u ndjeva i qetë dhe munda të shtyja në mënyrë që të mbyllja me një avantazh të mirë pa konsumuar shumë gomat”, ishte komenti i Vershtapenit për garën në Las Vegas. Piloti i Red Bullit, më pas sheh nga eventi i radhës: “Në Katar, pas një jave, do të jap maksimumin dhe do të provoj të fitoj si Sprintin, ashtu edhe Çmimin e Madh. Ka qenë një sezon me ulje e ngritje, por kemi mësuar shumë dhe këto mësime do të jenë të vlefshme për të ardhmen, që të mund të luftojmë për titull që nga fillimi. Tani le të shijojmë momentin dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë javën tjetër”, përfundoi katër herë kampioni i botës në F1.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Zi në familjen e Lionel Messit, ylli argjentinas humb njeriun e zemrës
Sport

Zi në familjen e Lionel Messit, ylli argjentinas humb njeriun e zemrës

08/08/2026
FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare
Sport

Rodri pranë Barçës, Man.City piketon pasuesin e spanjollit

08/08/2026
FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare
Sport

Rodri pranë Barçës, Man.City piketon pasuesin e spanjollit

08/08/2026
Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

E priste një kontratë 5-vjeçare, dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, zbulohet arsyeja
Sport

E priste një kontratë 5-vjeçare, dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, zbulohet arsyeja

08/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

08/08/2026
Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

Krimi i rëndë në Korçë/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat, autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

08/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al