• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lika paralajmëron largimin nga Gjirokastra të Bregut dhe Abazajt

10/12/2017
Lika paralajmëron largimin nga Gjirokastra të Bregut dhe Abazajt

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka deklaruar se është i lumtur me fitoren e sotme edhe pse do ta pranonte me kënaqësi edhe nëse ndeshja do të mbyllej në barazim. Duke folur për “SuperSport”, ai theksoi se skuadra do ta kishte të vështirë në vijim, sidomos nëse largoheshin emra si Bregu e Abazaj që janë ndër më të kërkuarit në treg. 

Për fitoren e sotme

“Ishte e rëndësishme të marrim pikët për ato lojëra që zhvillojmë e atë që bëmë sot. Djemtë bënë maksimumin, sot pozitive ishte që shënuam e nuk pësuam gol”.

Për rastet e shumta të humbura para portës

“E kam thënë edhe më parë që jemi skuadër që krijojmë shumë, si skuadër dhe individe. Kemi lojtarë që kanë krijuar individualitetet e tyre, si Bregu, Rroca e Abazaja, por u mungon goli, nuk janë golashënuesa. Ata punojnë shumë, por gjërat nuk mund të rregullohen përnjëherë. Përpos kësaj, në një farë mënyre u shpërblyem, duke fituar ndaj Kamzës që na vuri në vështirësi shumë herë me kundërzbritje se ka lojtrë të fortë si Plaku, Raçiç, etj”.

Për problemet në mbrojtje

“Ne jemi skuadër që krijojmë dhe skuadra të tilla zakonisht kanë probleme në mbrojtje. Ne kërkojmë të përmirësohemi, si skuadra të tjera. Por më tepër se ekipet e tjera, ne kemi nevojë të bëhemi skuadër më me ekuilibër, më organike në lojë dhe shpresojmë t’ia arrijmë. E dimë që nuk është e lehtë që brenda janarit të gjejmë këto mundësi, por përpjekjet do t’i bëjmë”.

Për rastin e penalltisë në pjesën e parë

“Mendoj se ishte penallti, kishte elementë të penalltisë dhe po them që nuk kemi marrë penallti deri tani. Ndonjëherë edhe gabojmë, por mendoj se ishte. Kishim ardhur për pikë, do të isha i kënaqur edhe me një pikë. Por kishim organizim dhe luftë për të marrë tri pikët. Ashtu siç filloi momenti jo i mirë për Gjirokastrën kur u mund nga Kamza, ky është momenti më i mirë që të ktheheshim”.

Për largimin e mundshëm të Bregut dhe Abazajt

“Bregu është një futbollist shumë i mirë, ka një rritje shumë të mirë, sigurisht ka nevojë akoma të përmirësohet në ecurinë e lojës, të jetë më golashënues. Por gjithsesi jemi të kënaqur, ai është një moment që si Bregu, si Abazaj, janë ndër më të kërkuarit. Kjo është edhe meritë e skuadrës. Por nuk di se çfarë zgjidhje do të bëjë Bregu.

Lojtarët kanë objektivë që të shkojnë të përmriësohen diku tjetër, me një grup më të mirë, apo nivel më të lartë, të bëjnë hopin cilësor. Për këtë punojnë të gjithë në Shqipëri. Janë lojtarë të mirë, nuk e di si do të shkojnë problemet deri në fund të janarit. Por sa i përket mundësisë për përforcime, do të bëjmë. Do të jetë e vështirë të gjejmë një Bregu ap Abazaj tjetër, por do marrim lojtarë që t’i shërbejnë skuadrës”. /vipsport.al/

Related Posts

Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)
Sport

Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)

19/02/2026
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

Kryefjalë në Turqi, Muçi shtron “presionin” ndaj Sylvinho-s

19/02/2026
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?
Sport

Kryefjalë në Turqi, Muçi shtron “presionin” ndaj Sylvinho-s

19/02/2026
Napoli, Hojlund i nxjerr nga gara për titull: Na mbetet vetëm Champions
Sport

Napoli, Hojlund i nxjerr nga gara për titull: Na mbetet vetëm Champions

19/02/2026
Spektakël dhe gola në Brugge, Atletico barazon 3-3, Simeone: Barazimi ishte i drejtë, ndeshja zgjat 90 minuta

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjesti është bashkë me ish të dashurën e tij”/ Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për fituesin e ‘BBVA’

Xheneta Fetahu përfshihet në aksident, si është gjendja e saj?

19/02/2026
Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)

Como e Maignan trembin Milan, por Leao bën “engjëllin”, Allegri: Gara për titull? Duhet të jemi të qetë…(VIDEO)

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al