• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulim epokal! Një thesar mbresëlënës i zbuluar në një varr të lashtë egjiptian rishkruan historinë

06/12/2025
Zbulim epokal! Një thesar mbresëlënës i zbuluar në një varr të lashtë egjiptian rishkruan historinë

Një nga gjetjet më të jashtëzakonshme arkeologjike të dekadave të fundit ka dalë në dritë në Egjipt, ku arkeologët kanë zbuluar 225 figurina funerale të ruajtura në mënyrë perfekte brenda një varri mbretëror – një zbulim që ekspertët thonë se mund të rishkruajë historinë e zakoneve funerale egjiptiane. Varri, i gjetur thellë nën rërën e Tanidit, rezultoi të ishte krejtësisht bosh – pa mumi, pa pëlhura funerale, pa asnjë trup – por i mbushur me objekte funerale të vendosuara në mënyrë rituale.

Figurinat u gjetën të organizuara në formë ylli dhe në rreshta të rregullt horizontalë, një strukturë e rrallë ceremoniale që ka mbetur e paprekur për rreth 3.000 vjet. Mbi gjysmën e figurinave paraqesin gra – një fenomen pothuajse i paprecedent për varret mbretërore të Periudhës së Tretë të Ndërmjetme dhe një element që sfidon bindjet e mëparshme rreth praktikave funerare të asaj epoke.

Arkeologët besojnë se ky përbërje e pazakontë mund të tregojë për një rit të veçantë, rol politik të grave në oborr, apo një simbolikë ende të pakuptuar. Ky është zbulimi më i rëndësishëm në Tanis në rreth 80 vjet, që nga gjetjet e mëdha të viteve 1940. Figurina të paprekura në një varr mbretëror janë tepër të rralla, duke e bërë këtë zbulim unik për arkeologjinë egjiptiane.

Misteri i Shosmenk III: Varr i njohur, por pa faraon
Simbolet mbretërore të gdhendura në objekte konfirmojnë se varri bosh i përket Faraonit Shosmenk III, i cili sundoi nga viti 830 deri në 791 para Krishtit. Deri më sot, vendi i varrimit të tij kishte qenë një mister i pazgjidhur.

Edhe më intriguese është pyetja: pse faraoni nuk u varros kurrë në varrin e tij?
Egiptologu francez Frédéric Pierrot, duke folur nga Parisi, e përshkroi gjetjen si “të habitshme”, sidomos duke pasur parasysh se muret e një varri tjetër në të njëjtën zonë, si dhe sarkofagu më i madh atje, mbajnë të njëjtin emër mbretëror. Pierrot shtoi se për një faraon, ndërtimi i një varri ishte gjithmonë një bast i rrezikshëm: “Nuk ishte kurrë e sigurt nëse pasardhësi do të nderonte planin e varrimit. Kemi prova të reja se këto baste nuk ia vlejnë gjithmonë,” tha ai me një buzëqeshje.

Ekipi i gërmimeve punoi për dhjetë ditë me radhë, shpesh natën, për të nxjerrë çdo figurë pa dëmtuar strukturën e tyre delikate. Pas analizimit dhe dokumentimit të plotë, figurina pritet të ekspozohen në një muze egjiptian, duke i ofruar publikut një dritare të rrallë drejt botës funerale të njërit prej sundimtarëve më enigmatikë të Egjiptit të lashtë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra “fshihen” nga harta, Rama mbërrin sot në Gjirokastër

12/09/2026
Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al