• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E paapritur! Idris Elba sinjalizon largimin nga aktrimi

11/12/2025
E paapritur! Idris Elba sinjalizon largimin nga aktrimi

Aktori i njohur britanik Idris Elba ka surprizuar publikun duke njoftuar se po mendon seriozisht të heqë dorë nga aktrimi në të ardhmen, për t’u fokusuar plotësisht në punën regjisoriale. Deklarata u bë gjatë një seance pyetje-përgjigje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Detit të Kuq në Arabinë Saudite, ku Elba prezantoi projektin e tij të ri si regjisor, filmin e shkurtër “Dust To Dreams”.

Ky është projekti i tij i parë regjisorial që prej filmit të vitit 2018 “Yardie”, dhe aktori 53-vjeçar theksoi se ambicia e tij është të vazhdojë të ndërtojë një karrierë në prapaskenë. “Shpresoj që fansat e mi të aktrimit të mos zhgënjehen. Përfundimisht, dua të vazhdoj tërësisht me regjinë,” u shpreh ai.

Elba, i cili deri tani ka interpretuar mbi 130 role, tha se ndonëse aktrimin e do ende, regjia i jep atij një dimension tjetër krijues. “Regjia më lejon të tregoj ‘muskuj’ të ndryshëm dhe të përjetoj setin në një mënyrë krejtësisht tjetër. Kjo më jep shumë kënaqësi,” shtoi ai.

Aktori foli shkurtimisht edhe për projektin e tij të ardhshëm si regjisor, “This Is How It Goes”, i cili do të realizohet nga Apple dhe bazohet në dramën e Neil LaBute të vitit 2005.

Gjatë eventit, Elba përgënjeshtroi gjithashtu thashethemet se mund të jetë James Bond-i i ardhshëm. Ai ka deklaruar më herët, në podcastin “Good Hang”, se aktrimin e sheh si privilegj, jo si punë të vërtetë. “Nuk më duket si punë të qëndroj në një set xhirimi,” tha ai.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al