• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

Shqipëria ëndërron që të shkojë në Botëror, për herë të parë në histori. Pas një fushate kualifikuese pozitive, kuqezinjtë janë dy hapa larg Botërorit. Fillimisht sfidojmë Poloninë dhe më pas, ekipi i Sylvinhos gjen në finalen e Play Off njërën mes Ukrainës dhe Suedisë.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, në një bisedë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24, foli për mundësitë që ka kombëtarja për të realizuar ëndrrën.

Salihi, më trego pak, a ndihet realisht atmosfera e Botërorit në Amerikë. Është futur fuqishëm Trump në lojë, flitet që çmimet e hoteleve janë rritur ndjeshëm etj, është realisht kështu?

Me thënë të drejtën, ka një interesim të madh. Edhe para shortit, shihej interesim i madh nga njerëzit dhe bizneset që nuk kanë lidhje me sportin. Besoj se do jetë event i jashtëzakonshëm, për këto evente të mëdha Amerika ka kapacitetet e duhura.

Po ti Salihi, ke bërë ndonjë përgatitje, do e presësh Shqipërinë në Amerikë? Çfarë ndjesi ke?

Do ishte kënaqësia më e madhe. Kam shumë besim. Këto vitet e fundit kemi luajtur dhe jemi afruar, e meritojmë ta provojmë një herë një kompeticion të tillë. Për të gjithë ne do ishte diçka e madhe.

Më thuaj të drejtën, e mendoje realisht që mund të arrinim fazën “play-off”, e besoje në fillim që mund të vinim në këtë pikë?

E besoja, sepse që në fillim kishim skuadër me të cilin do e ndanim këtë vend. Isha i bindur sepse Anglia ka kualitetin më të lartë. Këto janë ekipe që ende jemi larg garave ndaj këtyre ekipeve. E kishim luftën me Serbinë, këta të fundit duke parë që nuk janë më ekip, e besoja. Kemi hyrë në një fazë që sërish kam besim.

Nga Serbia në Evropian, te Serbia në Botëror, me sa duket i kemi fat Salihi, si e përjetove këtë herë fitoren ndaj tyre?

Është një ogur i mirë. Edhe në intervista e kam përmendur diçka të tillë, është ekip që na hap rrugë për në kompeticione të mëdha. E kam përjetuar një ndeshje të luajtur me mend dhe shumë të kujdesshme. Ishte fitore e merituar. Kemi marrë atë që kemi merituar dhe nuk ka qenë surprizë për mua.

Ke realizuar gola spektakolar në karrierën tende, por dua një koment për golin e Manaj në Leskovs, besoj është goli më i rëndësishëm në vitet e fundit për ekipin përfaqësues.

Golat bëhen edhe më të bukur, duke parë momentin dhe rëndësinë. Një gol i tillë në një ndeshje miqësore ose ndaj Andorrës, nuk komentohet aq shumë. Momenti kur ndodhi, i shton hijeshinë dhe bukurinë. Duke parë momentin që po kalonte Manaj, gjitha gjërat e plotësojnë atë që quhet gol i mrekullueshëm.

Salihi, të pëlqen filozofia e re e Sylvinhos, këtë herë solli një ekip ndryshe, mbrojtje bunker, kundërsulme të shpejta, ndryshe nga ekipi që na dërgoi për herë të dytë në Evropian, ka ndryshuar realisht apo është thjesht perceptim i yni nga jashtë.

Nuk është se ka ndryshime dhe ka strategji. Po ndjek të njëjtën linjë. Më pas ndeshjet vijnë me gola shumë, më pas nuk shënohen shumë. Nuk kishim strategji të luajmë në sulm ose mbrojtje. Trajneri ka një filozofi të tillë, që ata që bëjnë mirë, t’i mbajnë. Kemi krijuar stabilitet në defensive. Kemi nevojë më shumë për kreativitet në fazën ofensive. Ndonjëherë në sulm varet edhe nga momenti, episodet, ndonjëherë humben edhe rastet.

Fakt është që golat ishin me pikatore, pse tani e kemi të vështirë të dalim te goli, e bëjë këtë pyetje se në mars na presin ndeshje teke, ku bën punë vetëm fitorja?

Ajo që shfaqim në fushën e lojës ka të bëjmë me atë momentin në të cilin ndodhemi. Shpresoj që të mos kemi dëmtime dhe të jemi në formë. Të gjitha këto komponentë bashkohen bashkë. Ne jemi ekip i vogël dhe na duhen shumë gjëra të vogla të bashkohen dhe të na ndihmojnë. Të gjithë bashkë të jemi në një maksimum tonin, pasi vetëm kështu mund të arrijnë diçka të madhe.

Mqs jemi të marsi, të pëlqeu shorti Salihi, në fazën gjysmëfinale përballemi me Poloninë?

Ishin të gjitha njësoj, kushdo që të binte nga rivalët, do ishte njëlloj. Nuk dija kujt t’ia vendosja gishtin. Gjithë ne që ndjekim futbollin, jemi duke pritur marsin dhe jemi 50/50 çfarë do ndodhi. Jemi në një fazë me ekipe që mund t’i luajmë. Janë kundërshtarë të nivelit tonë.

Në fazën finale, gjithnjë nëse kalojmë Polonisë, do të përballemi me fituesin Ukrainë-Suedi, kë do preferoje Salihi?

Të kalojmë të parën njëherë dhe e di shumë mirë vrullin që marrim, do na ndihmojë. Jam shumë më besimplotë që e kalojmë ndeshjen e dytë. Ndeshja e parë është pengesa jonë. Unë do doja që këto ndeshje t’i kishim luajtur në nëntor.

Tani Salihi, mqs jemi në kohë festash, kemi të drejtë edhe të ëndërrojmë edhe të shprehim dëshira. Pikësëpari, si tu duk shorti i mundshëm në fazën e grupeve në Botëror. Nëse kualifikohemi do të luajmë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë, si të duket ky short

Unë duke parë shortin kisha emocione. Edhe kur prezantoheshin vazot. Të jep emocion të madh, është urimi më i madh në lidhje me futbollin.

Me formatin e ri të Botërorit, nëse shkojmë gjithmonë, besoj kemi jo pak shanse, personalisht më duket grup më i lehtë sa ai që kishim në kualifikueset e Botërorit dhe pa diskutim më i lehtë se sa rivalët në fazën play-off. Ju si mendoni?

Unë them hajde të rrijmë vetëm te Polonia, kam dëshirë të jemi me këmbë në tokë. Këto vitet e fundit kemi dhënë shenja që mund të flasim për gjëra aktuale, për gjëra reale. Ta kalojmë këtë të parën dhe do japim 1000 intervista.

Salihi, dua një koment personal për disa futbollistë në veçanti. Pyetja e parë është për Brojën, ka shumë dyshime, pyetje rreth tij. A bëri mirë Sylvinhio që i besoj në një moment të vështirë për të? A po i marrim më të mirë duke e aktivizuar në krahë, si e sheh Brojën në këtë përfaqësuese

Unë në intervistën pas ndeshjes ndaj Serbisë, jam shprehur më i kënaqur se herët e tjera. Përveç aftësive individuale, na duhet edhe shpirti i sakrificës. Këto i ka bërë mirë,

Në yll i ri në ngritje është Arbër Hoxha, po kalon një moment fantastik, mendon se është koha e tij në Kombëtare, a duhet ti besojmë më shumë, çfarë pret nga ky lojtar?

Është diçka e mirë, lojtarët sjellin në kombëtare atmosferën dhe besimin. Trajneri jonë është detajist dhe i shikon këto gjëra. I dha mundësi dhe ai i justifikoi. Ai ka më shumë vetëbesim dhe ekipi ka më shumë besim.

Një tjetër lojtar që po kalon një formë fantastike është Ernest Muçi, është rikthyer në top-formë Salihi, ti e njeh nga pranë, a mund të jetë Muçi një armë më tepër?

Muçi ka një qetësi olimpike në këto situate të vështira që kalon me klubet. Mua më mahnit gjithmonë, i nxjerr këto gjëra nga arsenali i tij. Mund të jepte shumë më tepër me kombëtaren në këtë periudhë. Gjithë kanë nevojë për golat dhe kualitetet që ka. Kurrë nuk e kam vendosur në diskutim cilësinë e tij, uroj që të ketë vazhdimësi.

Në fund Salihi, në shijen tende, në perceptimin tënd, a do të vijojë bashkëpunimi Sylvinho-FSHF edhe pas ndeshjeve të play-off

Unë jam i kësaj që the ti, vlerësimi për trajnerët nuk duhet të bëhet nga episode ose ndeshje të veçanta. Unë jam 100% i bindur që ka bërë mirë. Uroj që kërkesat e interesat e gjithsecilit të përputhen. Janë dy palë që negociojnë dhe secila ka interesat e veta. Unë them që duhet të vazhdojë për punën që ka bërë. Bashkë me teknikun është edhe një grup që punon shumë.

Related Posts

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025
Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë
Sport

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

19/12/2025
Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë
Sport

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

19/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)
Sport

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

Taylor Swift flet për takimin me Travis Kelce: Ndjeva sikur nuk kishte asnjë person në botë për mua

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al