• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edi Martini: Lojë e mirë e Vllaznisë, por na mungoi finalizimi

20/12/2025
Edi Martini: Lojë e mirë e Vllaznisë, por na mungoi finalizimi

Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini, pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës, tha se e vetmja gjë që mungoi ishte finalizimi.

“Shkojmë deri tek 30 metërshi i fundit dhe më pas s’jemi të qartë. Sot ishte edhe për meritë të Tiranës pasi luanin mbrapa. Kontrollojmë lojën, bëjmë gjithçka mirë deri tek goli. Goli s’bëhet lehtë. U ndëshkuam shumë shpejte, e nisëm më avash se ç’duhej. Më pas dolëm tek loja jonë, mund të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë. Në këto momente duhet më tepër qetësi dhe agresivitet tek shënimi i golit. Ajo është çështje besimi që duhet ta marrim patjetër, u bënë shumë ndeshje që s’jemi të qartë para porte. Yago do të ishte titullar, por ka pasur probleme fizike në pulpë. Kastrati harxhoi energji shumë. Deri në minutë të 65-të nuk pushoi për asnjë moment. Më pas lodhje bëri të veten dhe krosimet nuk ishin të duhurat, mungoi kthjelltësia. Lojë individuale? Ka lojtarë që mendojnë se bëjnë më mirë dhe duan të bëjnë më shumë se ç’duhet. Disa lojtarë s’po na përgjigjen siç duhet. Mala kishte shqetësimë në kofshë dhe duhej ta ndryshonim sepse kemi ndeshje tjetër. Yago dhe Bismark po na ndihmojnë pak, ndoshta edhe prej gjendjes jo të mirë. Por përgjegjësia s’vendoset tek dy lojtarë, tek unë i pari pastaj tek të tjerët. Ndihet presioni që duhen fituar ndeshje. Por jemi të pjekur, pasi duhet të dalim nga kjo situatë.

Kur mund ta gjejë Vllaznia besimin? Janë momente, nuk është vetëm çështje besimi. Gjendja e lojtarëve që janë kthyer prej dëmtimit s’është e duhura. Besimin duhet ta gjejmë te ajo loja që kemi bërë para 5-6 javëve, që kemi qenë në top formë”, tha Martini.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

VIDEO/ Vetëm barazim ndaj Kongos, CR7 dhe Portugalia dështojnë në ndeshjen e parë të Botërorit
Sport

VIDEO/ Vetëm barazim ndaj Kongos, CR7 dhe Portugalia dështojnë në ndeshjen e parë të Botërorit

17/06/2026
“Nuk ka ndeshje të lehta, Portugalia e Anglia të bëjnë kujdes”, Duro: CR7 egoist, shpresoj të mos japë efekt të keq…
Sport

“Nuk ka ndeshje të lehta, Portugalia e Anglia të bëjnë kujdes”, Duro: CR7 egoist, shpresoj të mos japë efekt të keq…

17/06/2026
“Rastësi e bukur që shënuan ato yje mbrëmë”, Çutra: Nëse Messi vijon me këtë formë, Argjentina fiton Botërorin (VIDEO)

Ronaldo kurorëzon Messin: Është koha ta pranojmë, ai është më i miri i të gjitha kohërave!
Sport

Ronaldo kurorëzon Messin: Është koha ta pranojmë, ai është më i miri i të gjitha kohërave!

17/06/2026
Botërori “Brazil 2027”/ Kombëtarja e vajzave njeh nesër kundërshtaret e fazës play-off
Sport

Botërori “Brazil 2027”/ Kombëtarja e vajzave njeh nesër kundërshtaret e fazës play-off

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al