Reali “thyen” 2-0 Sevilla-n dhe i ushtron presion nga pranë Barçës kryesuese. Në dyshim të fortë këtë periudhë, Xabi Alonso mund të marrë pak frymë pasi kjo ishte fitorja e tretë radhazi. Jude Bellingham hapi siparin e golave, me mesfushorin anglez që në minutën e 38-të me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Sevilla rezistoi fuqishëm, por rrjedha e këtij takimi mori një ndryshim të fortë pas minutës së 68-të teksa miqtë mbetën me 10-të lojtarë pas daljes me karton të kuq të Marcao-s. Për të mbyllur llogaritë me Sevilla-n mendoi i përhershmi Kylian Mbappe, me “gjelin” francez që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Mbappe vendosi të festonte si CR7, kjo pasi kapi kuotën e 59 golave brenda një vit, po aq sa Ronaldo në vitin 2013.
Pas ndeshjes, Mbappe theksoi se ky ishte një nderim për ishullin e tij: “Të arrija këtë rekord është diçka e jashtëzakonshme. Ronaldo është idhulli im, lojtari më i mirë në historinë e Real Madrid dhe një pikë referimi në futbollin botëror. Doja t’i bëja një homazh me atë festim. Ai është treguar gjithnjë i sjellshëm me mua. Më ka ndihmuar shumë të përshtatem te Real Madrid, kam folur shumë me të këtë periudhë”, u shpreh Mbappe.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








